Seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari po qëndron për vizitë zyrtare në Turqi

Caktohet seanca e parë e Apelit të Speciales ndaj Gucatit e Haradinajt.

Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati, dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës kanë apeluar vendimin e Gjykatës Speciale me të cilin ata u dënuan me nga katër vite e gjysëm burgim.

Kësisoj, pas apelit të parashtruar nga ta, është caktuar seanca e parë e cila do të jetë si lloj konference statutore për mbarëvajtjen e gjykimit në Apel.

Seanca është caktuar të mbahet më 5 korrik 2022.

Me këtë rast, palët janë urdhëruar që deri më 27 qershor të dërgojnë me email çështjet që dëshirojnë të ngrisin në këtë seancë.

Ndryshe, Gucati e Haradinaj u dënuan me nga katër vite e gjysmë heqje lirie për vepra penale që lidhen me administrimin e drejtësisë, pasi ata u shpallën fajtorë se publikuan dosje konfidenciale nga hetimet e Taskë Forcës së Speciales e cila më pas rezultoi në ngritjen e aktakuzave.