Serie A merr vendim të keq për Eriksen


Federata e Futbollit të Italisë: Eriksen nuk do të lejohet të luajë në Serie A pa e hequr defibrilatorin e zemrës.

FIGC ka deklaruar që Christian Eriksen nuk do të lejohet të paraqitet me Interin me defibrilatorin e montuar në zemër.

Eriksen pësoi sulm në zemër në qershor në ndeshjen ndaj Finlandës në “Euro 2020”, ku pas intervenimit bravoroz të stafit mjekësor dhe lojtarëve të skuadrës, veçanërisht kapitenit Simon Kjaer, ai arriti të mbijetojë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, atij me rekomnadimin e ekspertëve iu vu një defibrilator afër zemrës, si marsë parandaluese e ndonjë sulmi tjetër që do të aktivizohej automatikisht.

Gjendja e tij është përmirësuar, por ai nuk do të mund të luajë në Serie A pa e hequr pajisjen.

Kështu ka deklaruar Federata e Futbollit të Italisë përmes mjekut të tyre, Francesco Braconaro.

“Eriksen nuk do të mund të lejohet të luajë në Itali me pajisjen e defiriblatorit”, tha Braconaro.

“Vetëm nëse ai e heq pajisjen, atëherë ai mund të rikthehet tek Inter dhe problemi zgjidhet”, deklaroi Francesco Braconaro.

Edhe Daley Blind kishte një pajisje të ngjajshme e cila i ndihmoi të rikthehet në futboll me Ajaxin pas sulmit në zemër, por siç duket rregullat në Serie A nuk e lejojnë një gjë të tillë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...