SHBA-ja e ndihmon Policinë e Kosovës me pajisje teknike

Lajçak: S’ka marrëveshje për targat

SHBA i ka dal në ndihmë policisë së Kosovës.

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se përmes Shërbimit Diplomatik të Sigurisë së Departamentit të Shtetit në ShBA, i ka dhuruar Policisë së Kosovës pajisje teknike me vlerë rreth 300 mijë dollarë.

Siç bëhet e ditur në njoftim, këto mjete i janë dhuruar Divizionit Kundër Terrorizmit dhe Njësisë Speciale të Ndërhyrjes në Kosovë, për të forcuar gatishmërinë e tyre operacionale dhe për të mbajtur qytetarët të sigurt.

“Që nga viti 2008, Programi i Ndihmës kundër Terrorizmit, në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës, ka ofruar gati 4 milionë dollarë në trajnime, mentorime dhe pajisje për Policinë e Kosovës”, ka shkruar Ambasada amerikane në Twitter.