Shefi i Qeverisë holandeze shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat

Presidentja Osmani takon kancelarin austriak: Me të do të rrisim përkrahjen brenda BE-së për vizat

Kryeministri holandez shfaqet i zbutur për Kosovën: Ka progres për vizat.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, shtet i cili është skeptik që t’u lejohet kosovarëve të udhëtojnë lirshëm në zonën shengen, ka pasur sërish dilema nëse duhet të ndodhë liberalizimi i vizave.

Ai u shfaq më i zbutur dhe tha se ka progres por jo mjaftueshëm sa të ndodhë liberalizimi.

Kkëto qëndrime i bëri para gazetarëve kur po fillonte Samiti BE-Ballkani Perëndimor raporton Gazeta Express.

“Sa i përket Kosovës ka më shumë progres drejt liberalizimit të vizave, akoma jo, por mendoj se ata po bëjnë hapa”, tha Rutte.

Në margjina e samitit, presidentja Vjosa Osmani, është parë duke biseduar edhe me kryeministrin holandez por edhe me presidentin Macron.

Franca dhe Holanda janë dy vendet e unionit që pavarësisht plotësimit të kritereve nga Kosova për heqje vizash akoma hezitojnë të marrin vendimin pro.

Pasdite, 27 liderët e BE-së do të zhvillojnë takimin e brendshëm të tyre në kuadër të Këshillit të BE-së.

Ata do të mblidhen edhe nesër për të diskutuar çështje të ndryshme. Edhe pse liberalizimi i vizave për Kosovën s’është në agjendë, ka shpresë që kjo të diskutohet nga udhëheqësit e BE-së.