Shkarkimi ose jo i Ilir Metës vendoset të hënën

Këngëtari i njohur kosovar i jep fund beqarisë

Shtyhet seanca, shkarkimi ose jo i Metës vendoset të hënën.

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për të hënën në orën 10:00 seancën e radhës ku pritet edhe të japë vendimin për shkarkimin ose jo të Presidentit Meta pas kërkesës nga Kuvendi.

Vendimi erdhi pas kërkesës për 48 orë kohë të përfaqësuesve të institucionit të Presidencës, të cilat theksuan se do ta shfrytëzonin pas t’i dhënë përgjigje 70 pyetjeve të parashtruara nga Kuvendi.

Gjatë fjalës së tij në dalje të godinës së Gjykatës Kushtetuese, përfaësuesi i Metës Bledar Dervishaj tha se Presidenti nuk ishte paraqitur në Komsionin Hetimor të vitit 2021 pasi sipas tij ai ishte jolegjitim sepse ligji nuk lejon aktivitetin e komisioneve të tilla ndërkohë që deputetëve iu ka mbaruar mandati.

“Kjo ishte edhe një pyetje e Kuvendit dhe po e jap përgjigjen këtu edhe pse Presidenca i është përgjigjur me shkresa Kuvendit për diçka të tillë. Komisioni i vitit 2021 u ngrit pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ligji nuk e lejon diçka të tillë”, tha ai.

Të njëjtin argument ai e përmendi edhe në sallë.

“Shqipëria përgjatë legjislaturës së 9 u përfshi në një krizë të rëndë shumëplanëshe e komplekse që përmban elementët e një krize politike kushtetuese e të përfaqësimit

Gjithçka nisi me zgjedhjen në kundërshtim me kushtetutën të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme në dhjetor, që u zgjodh me 69 vota. Ky ishte shkaku u parë i krizës dhe mosbesimit të thelluar mes palëve. Më pas pati informacione për përfshirje kriminale të përfaqësuesve të shumicës në zgjedhje. Dosja e Dibrës vërtetoi lidhjet e pushtetarëve. Në dhjetor 2018 vendi u përfshi në protesta masive të studentëve dhe kryeministri u detyrua të ripërtëriste me shumë se gjysmën e kabinetit qeveritar. Më pas vijmë te momenti m i fortë, dorëheqja në bllok e 55 deputetëve të opozitës dorëzuan në bllok mandatet. Reagoi menjëherë shumica e cila bëri menjëherë zëvendësimin e mandateve me një procedurë të paparë ndonjëherë. Dhe në dhjetor 2019 pasi presidenti zgjodhi anëtarët e Gjykatës Kushtetues, nuk u ndal dhe i kërkoi organeve mos zbatimin e dekretit të presidentit dhe zgjeroi hetimin për shkarkimin e tij dhe me këtë çështje“, tha Dervishaj.

Në seancën e shkuar presidenca kërkoi përjashtimin e gjyqtarëve që sipas tyre nuk plotësojnë kushtet ligjore për të qenë pjesë e procesit.

Presidenca pretendoi se Gjykata se ka shqyrtuar çështjen prej tre muaj duke e transferuar konfliktin nga magjistratura e vjetër tek e reja.

Kjo mënyrë e funksionimit të Kushtetueses dhe e gjithë trupa e ka pezulluar apriori afatin pa njoftuar edhe palët në proces dhe ky është një fakt ku kjo trupë s’ka legjitimitet për ta shqyrtuar çështjen.