Shpikja e re në Kinë, nis prodhimi i makinave kundër koronavirusit

Gabim apo domosdoshmëri?! A ishte karantinë një masë kundër koronavirusit, përgjigja e ekspertëve

Gabim apo domosdoshmëri?! A ishte karantinë një masë kundër koronavirusit, përgjigja e ekspertëveDisa prodhues kinezë të automjeteve kanë filluar të ofrojnë karakteristika të reja të projektimit që premtojnë se do të ndihmojnë në kufizimin e transmetimit të baktereve dhe viruseve, përfshirë Sars-CoV-2.

Geely ka nisur një iniciativë në vlerë prej 52 milionë e quajtur “Projekti i Shëndetit të makinave”, duke premtuar disa karakteristika të reja që synojnë të mbrojnë pasagjerët nga viruset dhe bakteret, shkruan BBC.

Makinat e prodhuara nën këtë banderolë të re do të vijnë të pajisura me një sistem të posaçëm të filtrimit të ajrit, të quajtur G-Clean, që e pastron ajrin brenda makinës, transmeton Telegrafi.

“Konsumatorët kalojnë një kohë të konsiderueshme në makinat e tyre, si një “shtëpi e dytë”. Vetëm duke bërë produkte më të shëndetshëm, ne mund të përmbushim kërkesën e konsumatorit për cilësi më të mirë të jetës”, tha një zëdhënës i Geely për BBC.

Kompania gjithashtu ka premtuar të nxjerrë materiale të reja të qëndrueshme për mjedisin me veti anti-bakteriale dhe antivirale të cilat mund të përdoren në sipërfaqe të prekura shpesh nga njerëzit, siç janë butonat dhe dorezat.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !