“Sistina” dhe “Zhan Mitrev” përfituan 110 milionë euro nga pacientët gjatë 2021

Zelensky: Gati për paqe me Rusinë, heqim dorë nga Krimea

Në “Acibadem Sistina” vitin e kaluar qytetarët kanë lënë 77,5 milionë euro, ndërsa në “Zhan Mitrev” kanë lënë 32,5 milionë euro.

Kjo nënkupton se vetëm në këto dy institucione private shëndetësore, për shërbimet shëndetësore të kryera janë paguar 110 milionë euro, mbi 40 milionë euro më shumë se në vitin 2020, ku ishin paguar 69.1 milionë euro në të dyja spitalet private.

Këto të dhëna i ka siguruar portali “Pari” në bashkëpunim me BiznisMreza.mk.

Në Maqedoni, pandemia e koronës e gjunjëzoi sistemin shëndetësor dhe institucionet private shëndetësore morën shumë pacientë, por që paguhej shumë më tepër.

Pacientët që humbën të dashurit në të dy spitalet u bënë thirrje autoriteteve që të hetojnë seriozisht se si trajtoheshin pacientët në këto spitale dhe si ngarkoheshin ata.

Acibadem Sistina vitin e kaluar kishte të hyra totale prej 77.5 milionë eurosh, ka realizuar fitim neto prej 17.3 milionë euro. Ndërsa “Zhan Mitrev” vitin e kaluar ka pasur të hyra totale prej 32.5 milionë euro, me një fitim neto prej 9.2 milionë euro. (INA)