Skenar të tipit “Vdekja e Stalinit”, Boris Johnson tregon të pathënat e trajtimit intensiv në spital

Foto/ Harta e çuditshme në Britani: Në qindra fshatra e qyteza, asnjë vdekje nga koronavirusi

Foto/ Harta e çuditshme në Britani: Në qindra fshatra e qyteza, asnjë vdekje nga koronavirusiNuk dihet nëse është e vërtetë apo jo, por mjekët e ngarkuar për trajtimin e kryeministrit britanik, Boris Johnson, i prekur nga koronavirusi i ri, kishin përgatitur njoftimin e vdekjes së tij pas shtrimit në spital në shërbimin e kujdesit intensive. Kjo është bërë e ditur përmes një intervistë të tij për tabloidin “The Sun on Sunday”.

“Ai ka qënë vërtet një moment i shumë i vështirë, nuk do ta mohoj”, theksoi ai për gazetën duke shprehur për herë të parë detaje nga sëmundja e tij. “Ata kishin një strategji për ta bërë atë sipas një skenari të tipit “vdekja e Stalinit”.

“Unë nuk isha në një gjendje të ndritshme dhe e dija se kishte plane emergjente. Mjekët kishin të gjitha llojet e përgatitjeve se çfarë të bënin nëse gjërat shkonin keq”, shtoi ai.

Boris Johnson, 55 vjeç, njoftoi në 27 Mars se ishte prekur nga sëmundja COVID-19 duke theksuar se kishte shfaqur simptoma të lehta. Ai u transportua në spital më 5 prill për të kryer analizat, por brenda 24 orëve ai transferohet në shërbimin e kujdesit intensiv. Drejtuesi i partisë Konservatore kaloi tri ditë nën asistencën e oksigjenit.

Ai theksoi, pas daljes nga spitali më 12 prill, se lufta e tij kundër virusit mund të kishte shkuar në dy drejtime. Ai i tha gazetës se nuk e kishte menduar për asnjë moment që do të vdiste. Dhe ai ishte bërë i vetëdijshëm për situatën kur mjekët parashikuan ta intubonin, ta vendosnin nën respirator artificial.

Ai rifilloi punën të hënën, dy ditë para se e fejuara e tij të sillte në jetë djalin e tyre. Fëmija mori emrin Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, në nderim të dy mjekëve që morën në kujdes kryeministrin, Nick Price dhe Nick Hart.

Duke e cilësuar, me emocion, shërimin e tij si diçka të jashtëzakonshme, Johnson nënvizoi se kishte mohuar në fillim përkeqësimin e gjendjes së tij. “Me mbikëqyrje, mjekët kishin arsye për të më detyruar të shkoja në spital”, pranoi ai duke konfirmuar se eksperienca e bëri më të fortë për të luftuar këtë sëmundje.

Autoritetet londineze njoftuan dje 621 të vdekur në 24 orë duke e çuar numrin total në 28 131 të vdekur duke e renditur Britaninë e Madhe të dytën pas Italisë për numrin e viktimave.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !