Sondazhi i fundit : VV bie nën 40%, PDK e dyta, LDK e treta

Konjufca arrin në Hagë, pritet t’i takojë edhe Thaçin e Veselin

Sot është publikuar për një sondazh rreth renditjeve të partive politike.

Omnibusi i radhës i UBO consulting ka nxjerrë matje mjaft interesante për fuqinë e partive politike. Sipas këtyre matjeve, për herë të parë pas dy vitesh, në sondazhe, LVV-ja është nën 40 për qind. PDK vazhdon të jetë e dyta, ndërsa LDK e treta.

Pas një viti e gjysmë pushteti, matjet që po bëhen, tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të kishte më rezultat “referendumi” në zgjedhje.

Në një sondazh të cilin e ka siguruar Gazeta Express, ku qytetarët janë pyetur se kë do ta votonin, nëse do të mbaheshin së shpejti zgjedhjet nacionale, rezultatet kanë dalë shumë më ndryshe prej zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Nga të anketuarit, 35.8 për qind janë përgjigjur se do ta votonin LVV-në në zgjedhjet e ardhshme. Kur shpërndahet përqindja e atyre që refuzojnë të përgjigjen dhe e atyre që janë të pavendosur, LVV-ja del se do t’i merrte 39.6 për qind.

PDK, sipas këtij sondazhi të kryer në qershor, ka marrë 21,9 për qind, ndërsa LDK 20,3 për qind.

Pas dy partive opozitare, radhitet AAK-ja me 6,7 për qind.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti, sipas matjeve, as një për qind të votave s’do të merrnin Alternativa, AKR-ja dhe PSD-ja.

Nisma Socialdemokrate, në këtë sondazh del se do të merrte 1.9 për qind të votave.

Në zgjedhjet e fundit nacionale, LVV-ja e kishte marrë saktësisht atë që dëshironte. Rezultati përfundimtar e nxori atë të parën me mbi 50 për qind.