Sot, Kuvendi shqyrton raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020

Ministrja Hajdari thotë se Kosova ka marr masa anti-dumping për produktet e Serbisë

Kuvendi shqyrton raportin vjetor financiar të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020.

Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare ku janë paraparë të shqyrtohen 19 pika të mbetura nga seancat e kaluara, ndër to edhe raportin me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020.

Gjithashtu është paraparë edhe shqyrtimi i raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020, shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021, si shqyrtimi i propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës.

Rendi i ditës

18. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e pagës së Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës,

19. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore për vitin 2021,

20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,

21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,

22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2020,

23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Buxhetit të Kosovës për vitin 2020,

24. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020,

25. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2020,

26. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,

27. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me Raportin e Auditimit për Pasqyratë Vjetore Financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për vitin 2020,

28. Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,

29. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,

30. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sha.a. për vitin 2020,

31. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,

32. Emërimi i kryetarit dhe katër anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

33. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

34. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave (prej tyre dy nga radhët e komunitetit shqiptar dhe një nga radhët e komuniteteve jo shumicë),

35. Përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

36. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Lajme me shume...