Studimi i habitshëm/ Njerëzit që mbajnë syze kanë më pak mundësi të infektohen me Covid

Reklama

Sipas një studimi të fundit të bërë në Indi, personat që mbajnë syze kanë më pak mundësi që të infektohen me koronavirus.

Për këtë studim, shkencëtarët kanë pyetur 304 persona të moshave nga 10 deri në 80 vjeç, ku 19% e të pyeturve u shprehën se kanë pasur syze shumicën e kohës. Personat me syze i fërkojnë më pak sytë se të tjerët dhe ndaj kanë më pak mundësi të infektohen.

“Një individ e ka zakon të prekë fytyrën mesatarisht 23 herë në orë dhe sytë mesatarisht tre herë në orë. Përdorimi afatgjatë i syzeve mund të parandalojë prekjen dhe fërkimin e përsëritur të syve”, thuhet në studim.


Një studim i tillë u bë dhe në Kinë vitin e kaluar. Pacientët me Covd kishin 5 herë më pak të ngjarë të ishin mbajtës syzesh se sa popullata e përgjithshme. Sipas studiuesve, kjo ndodh sepse receptorët ACE-2, pas të cilëve kapet virusi për të hyrë dhe infektuar qelizat njerëzore, gjenden në sy.

The post Studimi i habitshëm/ Njerëzit që mbajnë syze kanë më pak mundësi të infektohen me Covid appeared first on Zonë E Lirë.

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...