Tea Trifoni largohet nga Top Channel: Ja kush pritet ta zëvendësoj

Programi “Goca dhe gra” nisi këtë shtator, nën drejtimin e katër moderatoreve Fatma Haxhialiut, Tea Trifonit, Olesia Leços dhe Krista Merkoçit.

Mesa duket këtë fillim viti, programi do të vijë te publiku me ndryshime të mëdha, me tre moderatore të reja, të cilat janë personazhe të njohura për publikun shqiptar.

Burime për “Revistën Who” konfirmojnë lajmin se pjesë e programit tanimë do të jenë Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani, duke zëvendësuar Tean, Olesian dhe Krista Merkoçit.

Vetë personazhet ende nuk e kanë konfirmuar lajmin, ndërsa pritet që dalja e tyre e parë bashkë me Fatmën të jetë ditën e mërkurë, në orën 21:00.

Lajme me shume...