Tensionohet situata te AgroKosova: Policia e arreston kameramanin e Ekonomia Online gjatë kryerjes së detyrës

Tensionet te AgroKosova: Policia e arreston kameramanin e Ekonomia Online gjatë kryerjes së detyrës.

Ekonomia Online po raporton se Policia e Kosovës ka arrestuar kameramanin e kësaj agjencie, Albion Selitaj, i cili ishte duke mbuluar Live ngjarjen nga ndërhyrja e AKP-së për të marrë në menaxhim zyrat e ndërrmarrjes AgroKosova Holding kanë kundërshtuar lirimin e objektit.

Sipas gazetares e cila e poashtu është në vendin e ngjarjes, arrestimi ka ardhur pasi Selitaj ka kërkuar nga Policia që mos ta shtyjnë sepse rrezikohen edhe pajisjet e punës. “Tash po dalë vetë jashtë”, ka thënë Selitaj por që pjesëtarët e Policisë e kanë arrestuar atë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur deri sa Policia e Kosovës ka tentuar të marrë nën administrim të drejtpërdrejtë të ndërmarrjes AgroKosova Holding, apo ish ndërmarrja shoqërore “NBI Suhareka”.