Thellohet lufta/ Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e të paktën 21 civilëve

Plas sherri masiv mes të rinjve në Fast Food, i riu vritet me çekiç (VIDEO)Azerbajxhani ka akuzuar ushtrinë armene për vrasjen e të paktën 21 civilëve, derisa janë intensifikuar luftimet mbi territorin e shkëputur të Nagorno Karabakut.Zëdhënësi presidencial i Azerbajxhanit, Hikmet Hajiyev, tha se forcat armene kishin “përdorur municione për të shkaktuar viktima midis civilëve” në Barda, në Azerbajxhanin qendror.Armenia ka mohuar kryerjen e sulmit dhe akuzoi Azerbajxhanin se sulmoi një maternitet në rajon.Luftimet për rajonin e Nagorno Karabakut shpërthyen më 27 shtator. Territori malor është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit, por udhëhiqet nga armenët etnikë që kanë mbështetjen e Jerevanit.Deri më tani zyrtarët e të dyja vendeve disa herë janë pajtuar për armëpushim, mirëpo nuk kanë arritur t’i përmbahen atij, duke bërë akuza të ndërsjella.Konflikti në këtë rajon ka ngjallur frikën se mund të përfshijë edhe dy vende tjera, Rusinë dhe Turqinë. Moska përkrahë Armeninë dhe ka një bazë ushtarake atje, ndërsa Ankaraja i ka dalë në mbrojtje Azerbajxhanit.

The post Thellohet lufta/ Azerbajxhani akuzon Armeninë për vrasjen e të paktën 21 civilëve appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !