Theret me thikë një person në Prishtinë

Dalin pamje nga përleshja me thika te “Santea”

Një përleshje fizike ka ndodhur në Prishtinë.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e sulmit me thikë ndaj tij në mbrëmjen e së premtes në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona të dyshuar.

“Sot rreth orës 19 :30, kemi marrë informatën se në Prishtinë, ( te nënkalimi te Santea), ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa personave”, njoftoi Ahmeti për lajmi.net.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me këtë rast janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, njoftoi tutje ajo.

Lajme me shume...