Tragjedi të mëdha në Prizren, privohen nga jeta katër persona

Kosova në rrezik nga virusi kinez? Këto janë masat që janë marrë

Kjo javë ishte mjaftë tragjike në qytetin e Prizrenit.

Brenda një javë në rajonin e Prizrenit janë privuar nga jeta 4 persona, policia po heton rrethanat

Java që e lamë pas, ishte e errët për qytetin e Prizrenit.

Krejt kjo pasi që 7 ditët e kaluar nisën e përfunduan me privim në këtë qytet.

Vetëm brenda ditës së diele, në këtë rajon ndodhën dy raste.

Fillimisht, një 19 vjeçar u përfshi në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, derisa gjatë incidenti ai u godit me mjet të ftohtë.

Pavarësisht se ishte dërguar me urgjencë në spital, plagëve nuk kishte arritur tu mbijetoj.

Ndërsa sipas togerit Shban Osmanollaj, një person është dërguar në mbajtje, e dy tjerë janë të dyshuar.

Incidentet e rënda në rajonin e Prizrenit nuk u ndalën me kaq.

Një rast tjetër e rëndë ndodhi në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22 të së dielës ndërsa nga jeta u privuar një 44 vjeçar me inicialet SH.K, i cili kishte ardhur nga Zvicra për pushime.

Ai dyshohet se u privua nga jeta nga 40 vjecari S.A, i cili në momentin kritik dyshohet se ishte nën ndikim të alkoolit.

Ndërkohë, javën qyteti i Prizrenit e kishte nisur i tronditur nga një vepër të rëndë.

Brenda shtëpisë së tyre u gjetën të pa shenja Durim e Suada Hadri, të sapo ardhur nga Suedia.

E gjithë këto ngjaje tragjike, mund të ndikojnë keq në imazhin qytetit historik të Kosovës.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prizren, thonë se ky fenomen duhet të merret me shumë seriozitet nga organet kompetente.

Ndërkohë, sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Maskuka, gjendja në Prizren nuk është shqetësuese, ani pse java e kaluar u shoqërua me 4 raste.Ai thotë se viti 2019 ishte viti me më pak raste, në krahasim me vitet paraprake.

Kujtojmë se bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vitin që e lamë pas në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 19 raste.