Trazira në Bosnje, në këngët nacionaliste përmendet edhe Kosova

Tensione janë zhvilluar në Bosnje.

Nacionalistët serbë janë mbledhur në Novi Pazar gjatë ditëve të fundit dhe po ndezin zjarre të mëdha e po këndojnë këngë nacionaliste.

Pas gjendjes së tensionuar në Bosnje e Hercegovinë, janë nacionalistët serbë ata që po i kontribuojnë edhe më shumë përshkallëzimit të situatës, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë më së miri e tregon edhe një video e publikuar në rrjetet sociale ku shihen nacionalistët serbë duke kënduar këngë për të ashtuquajturën “Serbi e madhe”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe hulumtuesi dhe aktivisti nga Bosnja e Hercegovina, Samir Beharic i cili shprehet se grupi i mbledhur kanë kënduar këngë nacionaliste serbe.

“Nacionalistët serbë u mbledhën këtë mbrëmje në Novi Pazar dhe kënduan këngë nacionaliste duke glorifikuar mitin e Serbisë së Madhe.”, thotë ai.

Lajme me shume...