Trump “kundër” shërbimit të inteligjencës: Virusi erdhi nga…

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin tests positive for coronavirus

Russian Prime Minister Mikhail Mishustin tests positive for coronavirus

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dalë kundër raporteve të agjencive amerikane të inteligjencës duke lënë të kuptohet se ka parë prova që koronavirusi e ka origjinën në një laborator kinez. Komuniteti amerikan i inteligjencës “pajtohet me konsensusin e gjerë shkencor që virusi COVID-19 nuk është prodhuar nga njeriu dhe as është diçka e modifikuar gjenetikisht,” tha të enjten zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në një deklaratë publike, diçka e rrallë kjo kur është fjala për një çështje që vazhdon të hetohet.

Zyrtarët shtuan megjithatë se ende po shqyrtojnë nëse shpërthimi, i cili filloi në Kinë, u shkaktua nga kontakti njerëzor me kafshët apo nëse u përhap si rezultat i ndonjë aksidenti shkencor. Kina e ka hedhur poshtë teorinë e laboratorit dhe e ka kritikuar përgjigjen e SHBA ndaj Covid-19. Që kur u shfaq në qytetin kinez të Wuhanit në fundin e vitit të kaluar, sëmundja ka prekur 3.2 milionë njerëz në mbarë botën e ka vrarë më shume se 230,000 vetë.

Por, Trump tha se ka parë prova që e lidhin virusin me laboratorin e patogjenëve të rrezikshëm në Wuhan, ndërsa shtoi: Duhet të shohim nëse Kina bëri një gabim, apo nëse ajo që filloi si një gabim u rëndua pastaj me një tjetër, apo dikush bëri diçka me qëllim? Unë nuk kuptoj lëvizjen, nuk kuptoj sesi njerëzit nuk u lejuan të lëviznin në pjesën tjetër të Kinës, por u lejuan ndërkohë të shkonin në pjesën tjetër të botës”, ka shtuar presidenti amerikan.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !