Trump sërish nën hetim/ Kërkesa e demokratëve pas shkarkimit të një zyrtari të lartë

Zyrtarë të Kongresit me njohuri për këtë çështje u thanë mediave amerikane se Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Shtetit, i pushuar nga Presidenti Donald Trump po shqyrtonte pretendimet se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kishte një anëtar të stafit që kryente detyra personale, si p.sh. shëtitjen e qenit të tij.

Gazeta Washington Post dhe kanali NBC News i njoftuan këto zhvillime të dielën vonë.

Përveç shëtitjes së qenit, zyrtarët thanë se zoti Pompeo e kishte ngarkuar anëtarin e stafit me marrjen e rrobave të tij nga pastrimi kimik dhe me rezervimet në restorante për zotin Pompeo dhe gruan e tij.

Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat kanë filluar një hetim për shkarkimin nga Presidenti Trump të inspektorit të përgjithshëm, një veprim që Shtëpia e Bardhë tha se ishte rekomanduar nga Sekretari Pompeo.

Senatori Bob Menendez dhe Ligjvënësi Eliot Engel i dërguan një letër të përbashkët Shtëpisë së Bardhë ku kërkojnë që zyrtarët e administratës të dorëzojnë deri të premten dokumentet që lidhen me shkarkimin.

Presidenti nuk mund t’i shkarkojë mbikqyrësit pa dhënë një arsye dhe arsyetim të duhur për Kongresin – të gjithë Kongresin. Arsyet sekrete nuk vlejnë“, tha Senatori Menendez të dielën.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i tha të dielën emisionit të kanalit CBS News “Face the Nation” për shkarkimin e zotit Linick se është revoltuese kur largon dikë që është aty për të ndalur… shpërdorimet, mashtrimet, abuzimet ose shkeljet e tjera të ligjit që … mendohet se po ndodhin.

Pra, përsëri, le të hedhim edhe një vështrim“, tha Pelosi. “Presidenti ka të drejtë të largojë nga puna çdo punonjës federal. Por fakti është, nëse duket sikur është në shenjë hakmarrjeje për diçka që po bën inspektori i përgjithshëm, kjo mund të jetë e kundërligjshme“.

Republikanët kryesorë dolën në mbrojtje të Presidentit Trump.

Këshilltari i tregtisë i Presidentit Trump, Peter Navarro, i tha emisionit “This Week” të kanalit ABC News, se “unë mbështes çfarëdo që bën ky president përsa i përket vendimeve të tij për punësimin dhe pushimin nga puna“.

Ekziston një burokraci dhe ka shumë nga ata burokratë që mendojnë se u zgjodhën ata president dhe jo Donald J. Trump,” tha zoti Navarro, “Dhe ne kemi pasur një problem të jashtëzakonshëm me atë që disa njerëz e quajnë Shtetin e Thellë. Unë mendoj se është e përshtatshme, kështu që nuk e vajtoj humbjen”.

Senatori republikan Ron Johnson nga shteti Wisconsin, i tha kanalit CNN se ai mendonte se “jo të gjithë inspektorët e përgjithshëm janë të së njëjtës rëndësi” dhe tha se ata “shërbejnë sipas vullnetit të presidentit”.

Presidenti Trump më parë kishte shkarkuar zotin Glenn Fine, i cili ishte duke mbikëqyrur përgjigjen e ndihmës financiare të qeverisë ndaj pandemisë së koronavirusit; zotin Michael Atkinson, i cili si inspektor i përgjithshëm i bashkësisë së inteligjencës amerikane luajti një rol në fillimin e hetimeve për shkarkimin e Presidentit Trump në fund të vitit të kaluar; dhe zonjën Christi Grimm, inspektore e Përgjithshme e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore që Presidenti Trump kishte akuzuar për prodhimin e një “dosjeje false” për mungesat e furnizimeve mjekësore në spitalet amerikane që merren me pandeminë.

Zoti Linick u emërua në postin e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit nga ish-presidenti Barack Obama, një demokrat që Presidenti Trump shpesh e kritikon.

Pjesëmarrja e zotit Linick në procesin e hetimit për shkarkimin e Presidentit Trump ishte e kufizuar në informimin e disa komisioneve të kongresit dhe vënien në dispozicion ligjvënësve dokumentet nga Rudy Giuliani, avokati i presidentit./Voa

Associations , Brands/Products , Magazines/Blogs , Websites/Webshops , Public Figures,Browse products on Amazon,Layering Target groups,audience size,Audience insights Interests , Investing. Fan pages that look like Wikipedia,Suggestions from Audience Insights,rugby world cup 2020, copa america 2020,walmart black friday 2020, national sports collectors convention 2020, sertanejp 2020,spirit halloween 2020,best country albums 2020,the nutcracker ballet 2020,2020 1099 misc forms,hairstyles for black women 2020
2020 army navy game, kids movies 2020,highlander toyota 2020,dallas cowboys 2020 schedule,2020 solar eclipse,miss universe 2020 winner,2020 asteroid, bollywood movies 2020, thanksgiving 2020 date, 2020 nba schedule, Airlines ticket, 2020 holiday barbie,full moon 2020,holiday bowl 2020,2020 graduation japan anime movie 2020, musician deaths 2020, world series schedule 2020,cadillac 2020 models,best hunting crossbow 2020,volvo s60 inscription 2020,
impala premier, jackson hewitt holiday, grand sport corvette, grammy nominations, detroit tigers schedule, honda pilot elite 2020, james bond 2020, stagecoach 2020,toyota tacoma for sale,bmw 530i 2020,social security increas,corvette for sale,essence festival,voice judges,honda accord review straight talk apn settings 2020, 2020 superbowl commercials, lancome gift with purchase 2020,tamilrockers hd movie download 2020,huawey y6 2020