Trupi i preshevarit i zhdukur më 24 mars, është gjetur në afërsi të veturës

Selimi flet për rastin e 26 vjeçarit nga Gjilani, thotë se nuk ishte paraqitur si i sëmurë

Trupi i preshevarit Besnik Osmani i zhdukur më 24 mars, është gjetur në afërsi të veturës.

Një person që ishte lajmëruar si i humbur para më shumë se një muaji, kur mori rrugë për Preshevë u gjet sot i vdekur.

Besnik Osmani kontaktet me familjen i kishte humbur që nga 24 marsi dhe rezultonte si i zhdukur. Pas një muaji e gjysmë ai u gjet i vdekur. Kufoma e tij u gjet në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë në afërsi të lumit Llapushnicë.

Trupi i Osmanit u gjet thellë në mal dhe u dërgua për autopsi ndërsa Prokuroria e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.

Viktima më 24 mars ishte nisur për në Preshevë për të paguar punëtorët e tij atje pasi punonte si kontabilist.

Ai nuk u lejua ta kalojë kufirin për shkak të pandemisë covid-19 derisa ia mësyu rrugës ilegale e të del në Preshevë.

Të njëjtën ditë në fshatin Muqibabë u gjet vetura e tij.

Familjarët e kanë konfirmuar se kanë identifikuar kufomën.

Ngushëllime familjes i ka shprehur kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi nëpërmjet Facebookut, ku ka njoftuar për gjetjen e trupit të të ndjerit.

“Sot rreth orës 13:00 në afërsi të lumit Llapushnicë në mes të fshatrave Llofcë dhe Burincë të Komunës së Gjilanit, njësiti i kërkim shpëtimit të FSK-së në bashkëpunim me Policinë e Kosovës arriti të bëjë tërheqjen e një trupit të pajetë dhe menjëherë iu dorëzua mjekësisë ligjore, ku këta të fundit konfirmuan se trupi i pajetë ishte bashkëvendasi ynë Besnik Osmani i humbur që nga data 24 Mars 2020. Ngushllimet më të sinqerta familjes Osmani, Zoti e shpërbleftë me parajsë Besnikun. Besnikun do ta kujtojmë me mall të gjithë!”, shkroi ai në Facebook.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !