Trupi juaj do të jetë mirënjohës nëse e bëni këtë para vaktit të mëngjesit

Banka Botërore: Shqipëria ul shpenzimet për mbrojtjen sociale, rrit për investime

Pirja e një gote me ujë të vakët, gjysmë ore deri në një orë para vaktit të mëngjesit është një zakon që praktikohet nga shumë njerëz.

Ndihmon me zorrët, lehtëson nxjerrjen e toksinave dhe zgjon trupin. Pas pushimit gjatë natës, është e nevojshme që ta ndihmoni të heqë qafe toksinat.

Mund të shtrydhni gjithashtu një gjysmë limoni në ujë. Limoni është i pasur antioksidantë, vitaminë C, bioflavonoidë, kalium, kalcium, magnez. Duke qenë se kjo pije stimulon nxjerrjen e toksinave, lëkura merr një pamje të pastër dhe rrezatuese.

Një nga shpjegimet për këtë proces është funksionimi më i mirë i sistemit limfatik. Duhet të keni parasysh se uji, si dhe lëngjet e tjera, të mos merren gjatë vakteve. Ose të paktën të mos merret në sasi të mëdha sepse pengon tretjen.