‘U fut nga Kosova’, policia serbe konfiskon gjysmë toni marihuanë

Greva në shëndetësi, Syla u kërkon falje pacientëve: Kryeministër të përgjërohem kthjelluni

Policia serbe ka arrestuar sot një person në Nish, pasi në kamionin e tij ka gjetur mbi 500 kilogramë marihuanë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, përcjell “N1.rs”, kamioni është futur nga Kosova, ndërkohë që marihuana është bartur më herët nga Shqipëria. Sipas Policisë, droga ishte e destinuar për shitje në Serbi.

Policia ka arrestuar shoferin me inicialet N.I. 46 vjeç, por nuk ka treguar se çfarë shtetësie ka. Atij, me vendim të Prokurorisë së Lartë Publike në Nish, i është caktuar masa e ndalesës prej 48 orëve.

Në ngarkesën e zbuluar ishin 134 pako, me peshë të përgjithshme 520 kg.

I dyshuari N.I. i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe me kallëzim penal do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Nish.

Ministri i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin, ka uruar policinë për këtë aksion, ndërkohë ka thënë se “Serbia nuk do të jetë kurrë një vend i sigurt për tregtarët e drogës dhe trafikun e drogës.

Lajme me shume...