Manchester United, raportohet se është i interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të Interit, Denzel Dumfries.
Holandezi ka ende tre vjet për të vazhduar kontratën e tij aktuale pasi iu bashkua Interit nga PSV Eindhoven verën e kaluar, përcjell ORAinfo.
Megjithatë, ai mund të largohet nga San Siro në dritaren aktuale të transferimeve, me United që po peshon një lëvizje për 26-vjeçarin.
Sipas The Sun, United do të përpiqet të nënshkruajë me Dumfries nëse gjejnë një klub të ri për Aaron Wan-Bissaka këtë verë./ORAinfo/