United po ia merr yllin e madh Juventusit

Gattuso po e transferon lojtarin e Milanit

Manchester United, thuhet se ka ndërmarrë ‘hapa konkretë’ drejt nënshkrimit të mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot, gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Djajtë e Kuq do të nënshkruajnë të paktën një mesfushor të ri në tregun aktual, pasi si Paul Pogba ashtu edhe Nemanja Matic do të largohen nga klubi me transferime të lira në fund të qershorit, përcjell ORAinfo.

Gattuso po e transferon lojtarin e Milanit

20 herë kampionët e Anglisë mbeten në bisedime me Barcelonën për Frenkie de Jong, por një mesfushor i dytë mund të arrijë gjithashtu për të rritur opsionet e Erik ten Hag për mandatin e ardhshëm.

Rabiot kohët e fundit është lidhur me një kalim në Old Trafford, dhe sipas Calciomercato, Man United ka rritur ndjekjen e tyre për francezin.

Raporti pretendon se Juventusi do të shqyrtojë oferta prej 15 milionë eurosh për mesfushorin, i cili ka vetëm 12 muaj të mbetur për të përfunduar kontratën e tij me Zonjën e Vjetër./ORAinfo/