Vasili: Rama lëri spërdredhjet dhe përgjigju! Mos e ço drejt katastrofës pandeminë, përgjegjësitë tuaja janë shumë të rënda

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë sot para mediave ku ka deklaruar se vendi ka hyrë në një situatë të re shumë më të paparashikuar dhe tërësisht jashtë kontrollit. Vasili tha se po ndodh ajo që pritej dhe ajo që u paralajmërua gjerë e gjatë.

“Kjo situatë kërkonte masa të menjëhershme energjike, financime të duhura, seriozitet profesional. Asnjëra prej tyre nuk u investua në këtë drejtim.
Pamë dhe vazhdojmë të shikojmë spërdredhje buzësh të kryeministrit. Spërdredhje të të gjithë atyre që kanë marrë angazhimin politik, por jo profesional për t’u marrë me pandeminë. Spërdredhje përpara strukturave, përpara kamerave bosh. Ekspozime, deklamime, vjersha dhe romantizma që zhvillohen përpara kamerave dhe në ambiente me mure te lyera etj, por jo veprime konkrete.
Në mënyrë të drejtpërdrejt po i drejtohem kryeministrit, koha e spërdredhjeve ka mbaruar prej kohësh. Ke 8 muaj që humb kohën me budallallëqe videosh dhe me turilloj soj improvizimesh anti-shkencore, anti- epideologjike që kursen paratë për të trajtuar pandeminë dhe trajton me para gjithfarë soj tenderë sekret oligarkësh etj.
2 janë treguesit që nuk lëvizin. Kemi numrin më të ulët të testimeve në Europë, ky është fakt i padiskutueshëm, jo i opozitës, fakt i institucioneve ndërkombëtare dhe mbështetjen më të ulët ekonomike në Europë me paketat e ndihmës ekonomike për qytetarët”, deklaroi Vasili.

Sipas tij, në pikëpamje mjekësore, është fare e qartë që elementët thelbësorë të motivimit, trajtimit dhe të krijimit të stimujve të fortë personelit për t’u përballur me një situatë të jashtëzakonshme janë 0.
“Personeli mjekësor do të duhej të trajtohej me trajtim të veçantë financiar, por kryeministri i tenderëve sekret përcaktoi që vetëm një grup shumë i vogël mjekësh në spitalin infektiv apo të spitaleve Covid 1 dhe 2 mund të merrnin një llojë shpërblimi financiar.
Po mijëra mjek të tjerë, të cilët përballën në front të gjerë me pandeminë, rrezikohen prej saj, humbasin jetën prej kësaj pandemie, siç ka ndodhur që për fat të keq që koleg tanët të çmuar me të cilët kemi kaluar dhjetëra vite jetë kanë humbur në mënyrë tragjike jetën, po me ta ç’bëhet? Apo krye epidemiologu Edi Rama ka vendosur se kujt do ti japë dhe kujt nuk do t’i japë.

Së dyti, themelore, qindra dhe qindra të sëmurë në banesa, kush i rimburson, kush paguan për shpenzimet e tyre, që shkojnë qindra, mijëra lek, që po zhyten në borxhe. Aktivimi i kujdesit parësor shpërndahet një protokoll vetëm 2 ditë më parë, 8 muaj pasi ka filluar pandemia, të gjitha këto qendra shëndetësore, këta mjekë të shërbimit parësor, cilat janë masat suplementare që merren për përfshirjen e tyre intensive dhe me një ngarkesë shumë të lartë në shërbim tani pas 8 muajve. Mjetet mbrojtëse, trajtimi i veçantë, dezinfektimi i veçantë i qendrave shëndetësore, automjetet shtesë, dezinfektimi dhe gjendja e tyre higjeno-sanitare në gatishmëri të plotë”, deklaroi nënkryetari i LSI-së.

Pse nuk rriten testimet? Ishte pyetja që drejtoi Vasili teksa tha se ky është një fakt i padiskutueshëm kokëfortë.

“I drejtohem publikut, juve të nderuar qytetarë, jo këtij të çmenduri, por fakti është ky, për shkak të testimeve të pakta vatrat bëhen fakt i kryer dhe me një të rënë të lapsit humbasin shkolla që mbyllen menjëherë, shpërthen pandemia në burgje, çfarë do të bëhet? Do mbyllim burgjet? Në rast se plasin po mbyllen pavionet, nëse shfaqen raste do mbyllen gjithë spitalet, çfarë do të ndodhë? Kush do ta japi këtë shërbim në Shqipëri? Pse duhen testimet? Se vatrat dallohen, janë më të kufizuara, neutralizohen, gjurmohen dhe nuk përhapet jo vetëm infeksioni, por edhe strukturat nuk paralizohen dhe asfiksohen, atë që nuk duhet të ndodhte kurrë.
Praktikisht edhe kapaciteti i domosdoshëm reanimator, i cili po bëhet fakt i kryer pasi në rast se tjerët kanë stabilizim dhe ulje të numrit të vdekjeve, Shqipëria për fat të keq ka të kundërtën, ka 10-fishim të rasteve dhe kemi rritje të numrit të vdekjeve dhe jo më larg se dje kishim 7 vdekje në raport me 3-4 nga ditët e tjera. Cila është hyrja dhe dalja nga pandemia? Kur e kemi patur rritje dhe kur e kemi patur ulje? Ky më 27 maj tha se pandemia u mbyll, deklaroi që nuk do të merrej më . Ky që shpërndante masa të skaduara. Ky që thonte që mos të përdorin maska kurrën e kurrës se përdoren për t’i mbushur xhepat e atyre që prodhojnë maskat. Ky që tha që nuk ka nevojë për testime se s’janë të nevojshme, vetëm izolohuni. Ky që tha se jemi vendi që trajtuam më mirë se të gjithë në botë pandeminë”, tha Vasili.

Ai drejtoi më tej një thirrje të drejtpërdrejtë në emër të së mirës qytetare.
“Kryeministër qep gojën! Boll broçkollite, boll ngatërrove dynjanë me pandeminë. Boll hutove dhe vure në presion edhe ata specialistë që kanë mbetur dhe po punojnë, që për shkak të presionit tënd janë të detyruar të thonë atë që do ti. Lëri profesionistë të punojnë. Pusho! Pusho kryeministër, lëri dënglat! Nuk mban pandemia dënglat. Një dëngël e jotja është një jetë njeriu e humbur. Një dëngël e jotja janë mijëra të tjerë të infektuar.
Kanë pranuar publikisht dhe kanë thënë që është rritur numri i rasteve, sepse u rritën testimet. Çfarë do të thotë kjo? Që nuk testoheshin që të mos u dilte e vërteta? Iu kemi thënë të testojnë shumë dhe të marrim vesh të vërtetat. Në këtë mënyrë të kemi mundësi të përballohet situata. Kjo është një situatë tërësisht skandaloze dhe për faj të një njeriu të vetëm, që do të përdorë politikisht pandeminë dhe nuk lë ekspertët, mjekët dhe profesionistët të punojnë”, deklaroi ai.

Sipas tij, ka vetëm një zgjidhje, rimarrja e situatës nga ekspertët në dorë, shfaqjen e tyre me dokumente dhe komunikata zyrtare të bazuara teknikisht e shkencërisht. “Zgjidhja e qesesë së kryeministrit. Jepu para qendrave shëndetësore pa mjete mbrojtëse, pa asnjë drejtim. Mos e ço drejt katastrofës pandeminë, sepse përgjegjësitë penale tuajat janë shumë të rënda dhe ke përgjegjësi për të gjitha ato që ke bërë deri më sot. Sot është koha për reflektim dhe u rekomandoj qytetarëve të mbajnë komunikim të vazhdueshëm me shërbimin mjekësor, t’i dëgjojnë dhe komunikojnë me mjekun e familjes dhe të tjerë. Të respektojnë distancmin fizik, larjen e duarve, të respektojnë të gjithë strukturat e shëndetësisë dhe personelin mjekësor, por edhe strukturat e mëdha publike. Të bëjnë ditën natë dhe natën ditë për dezinfektime më të gjera. Përdorni dhe maskat si një masë suplementare, jo përcaktuese, masa e fundit, sepse pa testim, gjurmim, trajtim, diferencim të rasteve, dezinfektim, distancim ndaj rasteve të tjera, maskat nuk kanë asnjë vlerë”, u shpreh ai.

Vasili tha se “këto janë vetëm propaganda fiktive të një njeriu që lumturohet t’u vërë mijëra gjoba qytetarëve, në vend që t’u japë zgjidhje’.
“Të nderuar qytetarë, solidaritet me njëri-tjetrin, solidaritet me personelin mjekësor e shëndetësor të përgjegjshëm dhe që punon. Mos dëgjoni, abandononi, përbuzni fjalët e këtij sharlatani që ka hallin e karriges dhe jo të pandemisë”, deklaroi Vasili.

The post Vasili: Rama lëri spërdredhjet dhe përgjigju! Mos e ço drejt katastrofës pandeminë, përgjegjësitë tuaja janë shumë të rënda appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !