Vazhdon edhe sot seanca ndaj Gucatit e Haradinajt

Sot pritet që të vazhdojë seanca ndaj ish krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Seanca pritet të fillojë në orën 09:30 deri në 16:00.

Ata akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjatë ditës së djeshme, ish-nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, përpara trupit gjykues tha se gjatë luftës në Kosovë ka vrarë ushtarë e oficerë serbë, por jo aq sa ka dashur.

“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndeshur me ushtarë serbë, sa kam mundur i kam korrur, sa herë kam mujtë. Edhe e dinë saktë ata, sa herë kam mundur dhe ku kam nxënë ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare e kam gjujtë”, është shprehur Haradinaj.

Lajme me shume...