Vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje – dalje në Merdar

Pas vendimit për reciprocitet për letërnjoftime me Serbinë, kjo po vazhdon edhe në orët e hershme të së hënëns. Në pikën kufitare në Merdar po lëshohen fletëdeklarimet për të gjithë shtetasit serbë që po hyjnë në Kosovë, përcjell albinfo.ch.

Zyrtarë policorë në këtë pikë kufitare kanë thënë për KosovaPress se deri të ketë një vendimmarrje politike, të njëjtit do të vazhdojnë t’i pajisin shtetasit serbë me fletëdeklarime për hyrje – dalje në territorin e Kosovës.

Aktualisht, në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata veturash si në dalje, po ashtu edhe më hyrje të Kosovës, kryesisht mërgimtarë.

Kryeministri Albin Kurti, megjithëse është zotuar për shfuqizim të vendimit për reciprocitet, ka thënë se i njëjti do të shfuqizohet kur të largohen barrikadat në veri./kp

The post Vazhdon lëshimi i dokumenteve për hyrje – dalje në Merdar appeared first on Albinfo.