Vdekja e 26-vjeçarit në Qendrën Studentore, Haradinaj bën përgjegjëse institucionet për pakujdesi

Djali i Gjirës feston ditëlindjen e parë, këngëtarja publikon foto nga festa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën thirrje për zbardhjen e rrethanave rreth vdekjes së të riut nga Gjilani që u hodh sot nga kati i pestë në Qendrën Studentore.

Haradinaj ka shkruar se me gjithë kërkesën e familjes dhe nevojës së tij për përkujdesje mjekësore, ky i ri është urdhëruar për karantinim. Ai ka shtuar se institucionet e Kosovës duhet të ishin më vigjilente që tragjedi të tilla nga pakujdesia dhe indiferenca të mos ndodhin.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

I tronditur nga humbja tragjike e jetës së të riut nga Gjilani në Karantinën e Qendrës Studentore në Prishtinë.

Me gjithë kërkesën e familjes dhe nevojës së tij për përkujdesje mjekësore, ky i ri është urdhëruar për karantinim. Përkundër të gjithave, institucionet e Kosovës do të duhej të ishin më vigjilente që tragjedi të tilla nga pakujdesia dhe indiferenca të mos ndodhin, pikërisht në këtë kohë kur të gjithë jemi vënë në alarm dhe gatishmëri, që asnjë jetë të mos humbet nga papërgjegjshmëria. Bëj thirrje që sa më parë të zbardhen rrethanat e kësaj tragjedie. Ngushëllime të thella familjes Musliu

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !