Vdes balerina dhe ish-prezantuesja e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë artistja e njohur shqiptare, Hueyda El Saied.

Lajmin se balerina dhe ish-prezantuesja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë e ka konfirmuar gazetari, Bledi Strakosha përmes një postimi në Facebook.

“Hueyda zemër, me ç’lajm të trishtë u zgjova sot. Ke qenë gjithnjë një engjëll në Tokë, tani edhe në parajsë”, ka shkruar ai në postim teksa publikoi edhe një imazh ku shihet përkrah saj.

Kujtojmë që Hyeda jetonte në Luksemburg së bashku me Gabrielin dhe partnerin e saj. Hueyda dhe Thierry kurorëzuan dashurin në dhjetorin që lamë pas, në një ceremoni private.

Hueyda El Saied njihet edhe si një nga fytyrat më të dashura të ekranit shqiptar, ajo kishte sfiduar veten në këndim, ishte balerinë, moderatore dhe piktore.

Ajo kishte prezantuar disa spektakle si: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’. Ndërsa ka marr pjesë edhe në festivalin ‘Top Fest’ dhe ‘Kënga Magjike’.

Hueyda El Saied ka lënë pas vetës një djalë.

Lajme me shume...