Vdes papritur infermierja 26-vjeçare që u qëndronte pranë në momentet e fundit pacientëve me Covid


Një infermiere heroinë, e cila kujdesej për pacientët me Covid në momentet e tyre të fundit, ka ndërruar jetë papritur.

Trisha Roberts, 26 vjeçe ka shërbyer në vijën e parë të frontit në spitalin “Ysbyty Gwynedd” në Bangor, Uells dhe raportohet se ka vdekur tragjikisht të mërkurën e kaluar.

Trisha u përshkrua nga familjarët e saj si shumë energjike dhe entuziaste. Familja e saj tha se infermierja vdiq pas një beteje me shëndetin mendor, teksa luftonte me presionin e pandemisë së Covid.

Motra e saj, Tammy Lou bëri një dedikim emocionues për të: “Ajo ishte e dashur me të gjithë, e vendosur dhe punëtore. Trisha do të jetë gjithmonë aty për të ndihmuar në çdo mënyrë që të mundet”.

The post Vdes papritur infermierja 26-vjeçare që u qëndronte pranë në momentet e fundit pacientëve me Covid appeared first on Hapur.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...