“Vendi vuan nga koronavirusi”/ Trump luan golf në kompleksin e tij në Virxhinia

Vaksina kundër Covid-19, shkencëtarët në Rusi e testojnë mbi trupat e tyre

Vaksina kundër Covid-19, shkencëtarët në Rusi e testojnë mbi trupat e tyreKa shkaktuar reagime veprimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump i cili ka shkuar të luaj golf përderisa vendi ende ballafaqohet me koronavirus.

Trump ka shkuar në kompleksin e tij të golfit në Virxhinia për herë të parë pas një periudhe të gjatë në ditët kur kufizimet e COVID-19 janë liruar në shumë rajone.

Kjo vizitë ku presidenti ka kaluar disa orë në kompleksin e tij të golfit është komentuar nga media e konservatorëve si sinjal i “mbështetjes për procesin e kthimit të vendit në normalizim”, ndërsa ka shkaktuar reagime në mediat kryesore liberale dhe tek demokratët.

Joe Biden, kundërshtari i mundshëm i Trumpit në zgjedhjet e 3 nëntorit, në një postim nga llogaria e tij në Tëitter ka dhënë mesazhin se “Shifra e vdekjeve është afër 100 mijë, dhjetëra milionë amerikanë janë pa punë, ndërkohë presidenti e kalon ditën e tij duke luajtur golf”.

Karahas Biden, presidenti Trump është kritikuar me postime të ngjashme edhe nga shumë anëtarë të tjerë të Kongresit. Shkuarja e Trumpit për të luajtur golf ndërkohë që pandemia vazhdon ka qenë objekt i kritikave edhe në mediat kryesore.

Derisa në ekonominë amerikane po hidhen hapa për normalizim, disa ekspertë paralajmërojnë se kthimi i hershëm në normalitet mund të shkaktojë një valë të dytë të pandemisë.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !