Vetëvendosje sqaron pse disa ish-deputetë nuk janë në listat e publikuara nga qendrat e partisë

VV-ja sqaron pse disa ish-deputetë nuk janë në listat e publikuara nga qendrat e partisë.

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka nisur publikimin emrave të kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Kjo është bërë me propozimin e degëve të ndryshme nëpër Kosovë.

Megjithatë, ajo që është diskutuar është fakti se disa prej ish-deputetëve të legjislaturës së fundit nuk janë propozuar për deputet.

Në partinë e Albin Kurtit thonë se të zgjedhurit nga këshillët e qendrave janë vetëm gjysma e listës përfundimtarëve të kandidatëve për deputet.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga zyra për media thonë se pjesa tjetër, pra gjysma e saj plotësohet nga kryesia dhe kryetari i partisë.

“Në fillim të javës kemi shpallë zgjedhjet e brendshme për kandidatë për deputetë nga qendrat tona. Sipas Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! të zgjedhurit nga Këshillet e Qendrave do të përbëjnë ½ e listës përfundimtare të kandidatëve për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Pjesa tjetër e Listës, pra gjysma tjetër, do të plotësohet nga Kryesia (¼) dhe Kryetari i Lëvizjes (¼). Shumë shpejt, e gjithsesi para afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, do të bëhet publike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë”, kanë thënë nga Vetëvendosje.

Dje janë bërë të ditur emrat e disa prej kandidatëve për deputet të publikuar nga degët.

Nga dega e Ferizajt ka munguar emri i Hekuran Muratit, nga dega e Pejës e Rozeta Hajdarit ndërsa nga dega në Vushtrri nuk është propozuar Gazmend Gjyshinca.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !