Video/ Dëmtoi disa kompjutera në shkollë, drejtoresha godet me shkop druri 6-vjeçaren


Një ngjarje e rëndë është shënuar në një shkollë fillore në Florida. Drejtoresha e këtij institucioni, ka goditur disa herë me shkop druri një 6-vjeçare, duke i shkaktuar vogëlushes dëme të konsiderueshme.“Urrejtjen që ajo kishte vogëlushen time nuk di ta shpjegoj. Nuk kisha parë kurrë më parë një dhunë të tillë. Nuk di ta shpjegoj!”, u shpreh nëna e vajzës.

Sipas informacioneve, drejtoresha kishte dënuar vogëlushen për shkak se kishte prishur disa kompjuterë në shkollë, vlera e të cilave përllogaritej në total 50 dollarë. E ëma e vajzës ishte njoftuar për të paguar këtë shumë dhe ajo kishte rënë dakord. Dhuna e ushtruar është filmuar nga një telefon celular që nëna i kishte vendosur vajzës, në mënyrë që rrëfimi i saj të besohej.“Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, ka thënë ajo.Mjeku ka vërtetuar që ndaj vajzës është ushtruar dhunë, ndërsa familjarët kanë ngritur një padi ndaj drejtoreshës së shkollës.

A 6yo child in FL. was beaten by her school principal, in front of her mother, for damage she allegedly caused to a computer. ⚠ this video is graphic. It’s infuriating, outrageous & shocking & the principal is now under criminal investigation. https://t.co/M3cIZeTMKa pic.twitter.com/HPAcbYXlXe

— David Begnaud (@DavidBegnaud) May 2, 2021

The post Video/ Dëmtoi disa kompjutera në shkollë, drejtoresha godet me shkop druri 6-vjeçaren appeared first on Hapur.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...