Vjosa Osmani flet për tragjedinë në Bullgari: E trishtuar nga ky lajm, Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla

Flet eksperti bullgar, tregon se sa në çfarë shpejtësie ka qenë autobusi

Osmani për tragjedinë në Bullgari: E trishtuar nga ky lajm, Kosova i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla.

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas tragjedisë në Bullgari ku humbën jetën të paktën 46 persona nga Maqedonia e Veriut.

Osmani u ka shprehur ngushëllime popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

“E trishtuar nga lajmi tragjik për përfshirjen nga flakët të një autobusi udhëtarësh nga Maqedonia e Veriut, në afërsi të Sofjes, në të cilin humbën jetën së paku 46 persona. Në këtë moment pikëllimi të thellë, ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave dhe lutemi për të mbijetuarit. U shprehim ngushëllime popullit dhe autoriteteve të fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut, prej nga vinin shumica e udhëtarëve, si dhe atyre të Bullgarisë, në tokën e të cilëve ndodhi tragjedia”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka shtuar se Kosova i di shumë mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, pasi vetë përjetoi një tragjedi të tillë vetëm pak kohë më parë.

“Republika e Kosovës vetëm pak kohë më parë e përjetoi një tragjedi të tillë dhe i di mirë përmasat e dhimbjeve të tilla, por edhe nevojën për të reaguar shpejt, prandaj do t’u qëndrojmë afër miqve tanë në këto momente të vështira për ta”, ka shkruar Osmani.

Kujtojmë se në aksidentin e sotëm në Bullgari kanë vdekur të paktën 46 qytetarë nga Maqedonia e Veriut të cilët po ktheheshin me autobus nga Turqia me një kompani shqiptare.

Lajme me shume...