Walker: Nuk do ta harroj kurrë atë se çka do të thotë Reçaku

Walker ka thënë se ai nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi 23 vjet më parë.

Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker ka kujtuar viktimat e Reçakut 23 vjet më parë, duke thënë se çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë çfarë ka ndodhur në Reçak.

Në një video-mesazh në akademinë kushtuar masakrës në Reçak, Walker ka thënë se ai nuk do të harrojë kurrë atë që ndodhi 23 vjet më parë.

“Çdo vit nga 1999, është rritur rëndësia për atë që ka ndodhur në Reçak. Reçaku zë vend shumë të veçantë në zemrën time. Gjatë viteve të fundit, çdo vit ceremoninë e 15 janarit është ndjekur me vëmendje së pari nga njerëzit nga Kosova dhe në fund nga e gjithë bota. Kjo është ajo që kam shpresuar. Ajo në të kaluarën është përkujtuar nga njerëz nga Kosova, por jo edhe nga ambasadat, por kjo tani ka ndryshuar. Kurrë nuk do ta harroj se sa herë jam kthyer gjatë këtyre 22 vjetëve kam parë rimëkëmbjen e këtij vendi. Reçaku nuk ka ndryshuar jashtëzakonisht nga ajo që kam parë. Unë nuk do të harroj kurrë se çfarë do të thotë Reçaku”, tha Walker.

Lajme me shume...