Zafir Berisha: Jam kurreshtar me e ditë si do ta presin vizitën e Glaukut te “kriminelët”, trushpërlarët e sojit Haxhiu-Schwarz

Berisha: Jam kurreshtar me e ditë si do ta presin vizitën e Glaukut te “kriminelët”, trushpërlarët e sojit Haxhiu-Schwarz.

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka realizuar vizitat e para në Hagë ku është takuar me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën, pasdite do të takohet me Rexhep Selimin, derisa nesër do të shihet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar Zafir Berisha i NISMA-s. Ai ka thënë se është kureshtar ta dij se si do të pritet një vizitë e tillë e Konjufcës nga ata që i ka quajtur “trushpërlarët e sektit të tij dhe sojit haxhiu-schëarz”.

“Jam shumë kurreshtar me ditën, si do ta presin trushpërlarët e sektit të tij dhe sojit haxhiu-schëarz, vizitën e Glaukut te “kriminelët” dhe “terroristët” e UÇK-së në Hagë!!!Zafa”, ka shkruar Zafir Berisha.