Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden viziton Ukrainën

Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdon.

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, e kaloi një pjesë të Ditës së Nënës duke bërë një udhëtim të paparalajmëruar në Uzhhorod të Ukrainës, një qytet i vogël në cepin e largët jugperëndimor të Ukrainës, një vend që për 10 javët e fundit ka qenë nën pushtimin nga Rusia.

Sipas CNN, në një shkollë që tani shërben si strehim i përkohshëm për qytetarët e zhvendosur, Biden u takua me Zonjën e Parë ukrainase, Olena Zelenska, e cila nuk është parë në publik që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

“Doja të vija në Ditën e Nënës”, i tha Biden homologes së saj ukrainase, dy gratë u ulën në një tavolinë të vogël në një klasë të një ish-shkolle që tani është një burim strehimi i përkohshëm për ukrainasit e zhvendosur, duke përfshirë 48 fëmijë.
“Ne menduam se ishte e rëndësishme t’i tregonim popullit ukrainas se lufta duhet të ndalet. Dhe kjo luftë ka qenë brutale”, u shpreh Zonja e Parë e SHBA-së. “Populli i Shteteve të Bashkuara qëndron me popullin e Ukrainës”.

Zelenska, e cila në fillim të pushtimit rus i dërgoi një letër Bidenit, ka shkëmbyer korrespodencë me homologen e saj amerikane javët e fundit, thanë zyrtarët amerikanë për CNN, përcjell Telegrafi.

“Së pari do të doja t’ju falënderoja për një veprim shumë të guximshëm”, tha Zelenska, duke folur përmes një përkthyesi për Biden. “Sepse ne e kuptojmë se çfarë i duhet Zonjës së Parë të SHBA-së për të ardhur këtu gjatë një lufte kur aksionet ushtarake po zhvillohet çdo ditë, kur sirenat ajrore po ndodhin çdo ditë, madje edhe sot. Të gjithë e ndiejmë mbështetjen tuaj dhe të gjithë e ndiejmë udhëheqjen e presidentit të SHBA-së, por dëshirojmë të theksojmë se Dita e Nënës është një ditë shumë simbolike për ne, sepse ne gjithashtu ndjejmë dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë një dite kaq të rëndësishme”.