Shkrihen Partit Politike ne Maqedoni po formojne OPOZITE shqiptare ! LR PDSH, Uniteti e RDK

Shkrihen Partit Politike ne Maqedoni po formojne OPOZITE shqiptare ! LR PDSH, Uniteti e RDK

Shkrihen Partit Politike ne Maqedoni po formojne OPOZITE shqiptare ! LR PDSH, Uniteti e RDK

Së shpejti Aleanca për Shqiptarët nga një koalicion i tre partive politike pritet të shndërrohet në një grupacion të vetëm politik. LR PDSH, UNITETI dhe RDK-ja e Vesel Memedit pritet të formalizojnë vendimet e tyre partiake për shkrirjen e tyre në një parti politike, e cila do të ketë lider Ziadin Selën, ndërsa baza e programit do jetë krijimi i Maqedonisë si shtet binacional. Siç mëson ALSAT, procedurat do të përshpejtohen këtyre ditëve, ndërsa qëllimi është që të ketë efikasitet në veprimin politik, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, në të cilat kjo parti fitoi 3 deputetë, 2 nga LR PDSH, Ziadin Sela dhe Syrija Rushidi dhe Vesel Memedi nga Rilindja Demokratike Kombëtare. Koalicioni politik Aleanca për Shqiptarët u formua më 19 tetor të vitit të kaluar, si përpjekje për unfikimin e faktorit politik shqiptar.

Pritet që në partinë e re, ish gjenerali i UÇK-së Gëzim Ostreni, aktualisht kryetar i UNITETIT të mos ketë ndonjë funksion konkret, pasi është në moshë, i cili dëshiron të pushojë pas aktivitetit të tij në strukturat e ish UÇK-së në Kosovë dhe asaj në Maqedoni, ndërsa pozitë të lartë në hierarkinë e partisë së re do të ketë Zylfi Adili- ish komandant Qufa. Javëve në vijim pritet të shihet se vallë hapin e njëjtë do ta ndjekin edhe Lëvizja BESA dhe RDK-ja e Fadil Zendelit, edhe pse formalisht kjo RDK në zgjedhje e fundit garoi nën logon e Lëvizjes BESA si pasojë e mospasjes së vulës, e cila ishte në duart e Vesel Memedit. Në historinë pluraliste të Maqedoni është regjistruar shkrirja e dy partive shqiptare: Partisë Demokratike Popullore të Iljaz Halimit dhe Partisë për Prosperitet Demokratike të Shqiptarëve, të cilat në vitin 1997 formuan Partinë Demokratike Shqiptare, në krye me Arbën Xhaferin.

Bëje SHARE dhe merr lajmin e fundit nga Kosova Today
Kosovatoday.com Reviewed by Kosova Today on . Shkrihen Partit Politike ne Maqedoni po formojne OPOZITE shqiptare ! LR PDSH, Uniteti e RDK Shkrihen Partit Politike ne Maqedoni po formojne OPOZITE shqiptare ! LR PDSH, Uniteti e RDK Rating: 4.9