Daily Archives: September 4, 2018

A e dini çka fiton Kosova nëse ia bashkëngjet vetes Luginën

Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi ka thënë se nëse Lugina e Preshevës nuk bashkohet me Kosovën, si pjesë e fazës finale të bisedimeve me Serbinë, numri i shqiptarëe në atë trevë do të përgjysmohet.Në Zona e Debatit ai ka deklaruar se rrethanat politike në Luginën e Preshevës kanë bërë që ideja e presidentit Hashim Thaçi për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë të pëlqehet nga shqiptarët atje.Kamberi ka përmendur Korridorin X, popullsinë me moshë të re dhe potencial, diasporën e fuqishme, e të tjera, kur është pyetur se çka do të fitonte Kosova, nëse do t’ia bashkëngjiste vetes Luginën.“Nuk janë realizuar premtimet e marrëveshjeve të viteve 2001, 2009 dhe 2013, gjë që dëshmon se Serbia nuk është e gatshme dhe nuk ka kapacitete të mjaftueshme demokratike për t’i integruar shqiptarët e Luginës së Preshevës, si qytetarë të barabartë me të tjerët”.“Një rrugë që për 17 vjet është tentuar, por nuk ka dhënë rezultate – dhe jo vetëm kaq, por ka ndikuar që një numër i madh i popul..

Read More »

Nënkryetari i PDK’së akuzon LDK’në se po spekulon për ndarjen e vendit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherit ministër i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet për kanosje të rrezikut të integritetit territorial të vendit.Ismaili i është kundërpërgjigjur zyrtarëve të ndryshëm të LDK-së, të cilët së fundmi kanë folur për rrezik dhe ndarje të vendit.“Nëse Kosova është në rrezik, atëherë shyqyr që është gjallë Kadri Veseli”, ka thënë nënkryetari i PDK-së, duke shtuar: “Askush deri më sot nuk ka folur për ndarje të vendit. Këto janë vetëm spekulime dashakeqëse nga LDK-ja”.Madje, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja dhe kryetari i saj Isa Mustafa I cili ka nënshkruar marrëveshjen për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke i bërë një dëm të madh vendit, por të cilin fatmiërisht e rrëzoi Gjykata Kushtetuese.Duke folur për akuzat e LDK-së karshi presidentit Thaçi, Ismaili kujtoi se ka qenë pikërisht LDK-ja ajo e cila ka votuar që zotëri Thaçi të bëhet president.Më tutje, ministri Ismaili ka folur për..

Read More »

Adelina Emini siç duket nuk e di se ka edhe ngjyra tjera të rrobave

Vazhdon të mbetet ndër zërat më të dalluar në skenën muzikore shqiptare.Pushimet ekzotike të Adelina Eminit po i shohim edhe ne, falë imazheve që këngëtarja po i publikon në llogarinë e saj në Instagram, shkruan Kosovarja.Ajo është mjaft aktive aty, ku gjatë gjithë kohës ndanë me adhuruesit e saj momentet e veçanta për të, e që momentalisht janë pushimet që ajo po realizon.Në të shumtën e rasteve, është ngjyra e bardhë që ajo përdorë më së shumti, duke reflektuar karakterin e saj të butë.Këto janë imazhet e lezetshme të Adelinës, teksa pozon në natyrën përrallore dhe tipike verore, duke shijuar kështu momente të shumta relaksi.

Read More »

U tha se janë ndarë Patrisi e Tuna, por shikoni çfarë foto ka postuar kjo e fundit

Çifti i njohur Altuna Sejdiu e Patris Berisha, kohën e fundit u përfolën për një ndarje të mundshme.Por, e vërteta qenka krejt e kundërt.Dyshja, janë bashkë dhe këtë e konfirmuan edhe imazhet që publikuan së fundi.Së bashku me vogëlushin e tyre Tianin, çifti na ofruan pamje mjaft të këndshme së bashku.Një shëtitje e bukur për vogëlushin e tyre, i bëri t’i lënë anash angazhimet, që të konfirmojnë se funksionojnë si një familje e lumtur.

Read More »

Manchester City e transferon yllin që e duan Barcelona, Milan e Juventus

Adrien Rabiot është tani në radarin e Manchester Cityt.Mesfushori francez po e kërkon largimin nga PSG-ja, andaj ai në janar do të shitet.Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2019, andaj Manchester City i do shërbimet e tij qysh në afatin e dimrit, përcjell ORAinfo.Në garë për transferimin e francezit janë edhe skuadrat si Milan dhe Barcelona, por ‘qytetarët’ nuk e kanë problem që të shpenzojnë shuma të majme./ORAinfo/

Read More »

Lopetegui i ‘çon selam’ Messit

Julen Lopetegui ka paralajmëruar Lionel Messi-n të mos nënvlerësojë Real Madrid-in e tij.Ylli i Barça-s ditën e hënë është shprehur se me largimin e Ronaldo-s Real është dobësuar, duke shtuar se nuk e priste largimin e portugezit i cili tashmë luan tek Juventus.Në përgjigje të deklaratës së Messi-t, Lopetegui rrëfehet për Onda Cero: “Nuk do të dyshoja te lojtarët e Real Madrid. Kemi bërë mirë por është akoma herët.“Kemi nëntë pikë nga nëntë të mundshmet dhe tani duhet të reflektojmë. Lojtarët duhet të rikthehen të shëndetshëm dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.“Objektivi ynë këtë sezon është t’i fitojmë të gjitha. Në kampionat duhet të jesh gjithmonë në formë pasi aty fiton ekipi që tregon më shumë qëndrueshmëri.

Read More »

“Asnjë marrëveshje e Thaçit nuk ratifikohet pa opozitën”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se për një dialog përmbajtjesor dhe në interes të vendit, Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja.Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se zgjedhjet e reja do të formonin një pozitë dhe opozitë më të fortë, pa Listën Serbe.“Sot përjetuam një ditë të vështirë për Parlamentin dhe për Kosovën. Ajo çfarë pamë flet se është e kotë për pozitën ta mashtrojë veten, dhe të tentojë të mashtrojë Brukselin dhe Washingtonin se ata janë mazhoranca sepse në fakt nuk janë mazhorancë. Prandaj ata munden si individ dhe ekipe edhe të shkojnë në Bruksel, edhe të fotografohen, por as Presidenti dhe as Qeveria nuk mund ta bëjnë asnjë marrëveshje sepse pa opozitën nuk mund të ratifikohet në Kuvend”, ka shkruar Mustafa.“Është e qartë se për një dialog përmbajtjesor, serioz e në interes të vendit, Kosovës i nevojitet një pozitë dhe opozitë e fortë, jashtë margjinës së Listës Serbe; njerëz me legjitimitet politik e qytetar. Lypsen zgjedhje të reja për ..

Read More »

Autonomia për veriun çon në ndarje

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar kundër dhënies së autonomisë për serbët në Kosovë në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, si rezultat i dialogut mes dy vendeve, në Bruksel.Ajo ka thënë se autonomia pas një kohe do të çonte në ndarje të Kosovës.“Autonomia është ndarje e vonuar”, ka vlerësuar Osmani, gjatë një paraqitjeje të drejtpërdrejtë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7.Kjo ndarje, sipas saj, “mund të ndodhë pas 10-15 vitesh”.Osmani ka thënë se nuk do të befasohej nëse deputetë të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e partive të pozitës, do të votonin pro dhënies së autonomisë për serbët.Ajo ka thënë se deputetët e pozitës sot treguan se nuk janë të vendosur për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Read More »