Daily Archives: September 17, 2018

“Thaçi po ia shet Kosovën Serbisë”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po bën pazare me Serbinë për trojet e Kosovës.Selimi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi nuk po i mbron interesat e Kosovës.Sipas Selimit, Thaçi “po avancon agjenda të dizajnuara, të projektuara krejt diku tjetër, që s’janë në interes të Kosovës”.“Sikur ajo që po e preklamon, me retorikën e tij, si kamuflazh, për korrigjim kufijsh”, ka shtuar Selimi.“S’kemi të bëjmë me korrigjim kufijsh”, ka thënë ai, duke vlerësuar se Thaçi po bën “pazare me troje”.Krejt këto lëvizje të fundit, Selimi ka thënë se Thaçi po i bën duke synuar të fitojë një çmim Nobel për Paqe, e “ndoshta edhe liri personale”.

Read More »

Më në fund thyen akullin, Vjollca Haxhiu na prezanton me dashurinë, shaqen të përqafuar

Vjollca Haxhiu është ndër këngëtaret më të dashura për publikun, e sidomos për atë të muzikës popullore.Pos për këngët e saj, ajo shquhet edhe si një femër shumë elegante dhe me sharm, shkruan ORAinfo.Vjollca është shumë aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet.Sonte ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet me një fëmijë të cilin e ka quajtur dashuri./ORAinfo/

Read More »

I harroi fustanat e gjatë, Engji sonte zbulon këmbët dhe iu ‘kall’ me këtë pamje

Engjëllusha Salihu tashmë është ndër këngëtaret më të kërkuara për ahengjet familjare.Ajo së pari u bë e njohur si vajza e Shyhrete Behlulit, shkruan ORAinfo.Tashmë Engji është shumë e njohur për mbarë publikun.Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të shumta dhe të ndryshme.Së fundmi ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet e veshur me një fustan të shkutër.E tillë, Engji po duket shumë e ‘zjarrtë’./ORAinfo/

Read More »

Coutinho ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për Barcelonën

Philippe Coutinho ka folur sot në konferencën për media para ndeshjes se Ligës së Kampionëve në mes të Barcelonës dhe PSV Eindhoven.Mesfushori brazilian do të bëj paraqitjen e tij të parë në Ligën e Kampionëve për katalunasit këtë të martë, pasi që sezonin e kaluar nuk ishte gati pasi që ishte transferuar nga Liverpool.“Liga e Kampionëve është një garë shumë e rëndësishme dhe mezi pres që të luaj në këtë garë për këtë skuadër”, ka thënë ai në konferencën për shtyp.“Ne do të fitojmë për çdo titull. Është një garë shumë e rëndësishme në botë dhe ne dëshirojmë të ja dalim këtë vit”.26 vjeçari ka folur edhe për pozitën e tij në fushë dhe krahasimet që i bëhen me Andres Iniesta.“Iniesta është një gjeni dhe të krahasohem me të është paksa e vështirë. Do të përpiqem që të jem vetvetja por të krahasohem me të është një kompliment i madh”, tha ai.Pastaj ai ka folur për Ligën e Kampionëve dhe pritjet e Barcelonës për këtë sezon.“Vendosja e favoritëve është një gjë që bëhet nga medi..

Read More »

De Laurentiis e ka “goditur” përsëri Maurizio Sarrin

Aurelio De Laurentiis e ka “goditur” përsëri Maurizio Sarrin, duke ja tërhequr vërejtjen Chelsea që ish trajneri i Napolit “gjithmonë do të shkarkohet” se është një person i ngurtë që ta shpif.Sarri e ka udhëhequr Chelsean në pesë fitore radhazi në Premier Ligë qëkurse zëvendësoi Antonio Conten këtë verë, por De Laurentiis nuk ka rezistuar për ti dhënë kreditë Carlo Ancelottit në Napoli.“Gjithmonë jam afër skuadrës, kjo sepse e kam zgjedhur Ancelottin dhe jam përgjegjës për të si për Sarrin”, tha presidenti për gazetarët.“Këtë herë, megjithatë, ndihem më i qetë. Sarri ja ka dalë shumë mirë, por ka pasur shumë humbje në jetën e tij dhe në fund gjithmonë shkarkohet. Një person që ta shpif në marrëdhënie ndër-njerëzore do të kalojë nëpër përvoja të tilla”.

Read More »

Kryeministri Haradinaj ka një lajm pozitivë

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se kosovarët pritet që të lëvizin lirshëm në Zonën Shengen edhe gjatë këtij viti. “Janë Komisioni Evropian dhe Parlamenti që janë pro, tash këto komunikojnë me Këshillin e Ministrave por që kjo kërkon kohë pak më shumë. Tash d.m.th jemi 2 me 1. Besoj shumë se deri në fund të vitit mund ta marrim vendimin për vizat”, ka thënë Haradinaj në Zona B në Klan Kosova.“Ju kam premtuar [BE’së] se nuk merrni refugjatë dhe krim, por veç partneritet dhe qytetarë të lirë që lëvizin. Për liberalizimin bash të gjithë jemi duke ndihmuar, por do të doja pak meqë LDK-ja ka marrëdhënie me Partitë Popullore Evropiane që të ndihmojë në këtë proces. I lus ata që kanë raporte me partitë e djathta të bëjnë më shumë. Kushdo që mundet është mirë që të në ndihmojë”, tha ai.Haradinaj ka thënë se në çështjen e liberalizimit nuk mund të ndikojë rasti i ish-prokurorit special, Elez Blakaj.“Kam qenë i shpejtë dhe i saktë dhe i kam informuar për procesin. Vlerësimet kanë a..

Read More »

Haraqija ‘godet’ fort Isa Mustafën, cili do të jetë reagimi i tij

Ish-ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së, Astrit Haraqija, i është kundërpërgjigjur shefit të partisë së tij, Isa Mustafa, për deklaratat e këtij të fundit në lidhje me sjelljet e deputetes, Teuta Rugova.Përmes një postimi në Facebook, Haraqija ka thënë se është pikërisht Isa Mustafa ai që LDK-në e ka bërë, siç e quan ai, “pikë e pesë”.“Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj”, i është drejtuar Haraqija, Mustafës.Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:Opa, opa shoku Isa paska thënë se Teuta duhet me mledhë mend se votat i paska prej partisë tij. Por ti shoku Isë partinë e babës se Teutës e bone pikë e pesë, por ti kundër SHIK-ut e preve F.Sejdiun dhe erdhe në krye të partisë, po ti ke që ra n’prehen te Hashimit dhe aty përfundove. Ama bash hiq bre ski drejt me fol. Se ti as vet se din ende me cilen parti je, a je LKJ, PREK etj. A ki pa atë kuizin në portokalli… KOHA JOTE MBAROI-

Read More »

Nusja e Medës shkon për ҫaj tek shoqja e saj, por ia huq keq me grimin

Lulja është bashkëshortja e këngëtarit të njohur Mehdin Pergjegjaj, i njohur për publikun si Meda.Ajo tashmë është e njohur për publikun dhe ka një numër të madh të ndjekësve, shkruan ORAinfo.Lulja është shumë aktive në rrjetet sociale ku bën postime të shumta dhe të ndryshme.Sot ajo ka publikuar një foto në të cilën shihet bashkë me një mike të saj.Ajo që bie në sy është grimi jo edhe aq i mirë i Lulës./ORAinfo/

Read More »

I habiti të gjithë me lajmin e fundit, Berlusconi bën blerjen e madhe

Ish pronari i Milan, Silvio Berlusconi raportohet se do të blejë më shumë 90 për qind të skuadrës nga Serie C, Monza.Berlusconi tashmë është pajtuar për të blerë 70 për qind të saj, por ANSA shkruan se 80 vjeçari ka ngirtur ofertën edhe 15 për qind duke lënë klubin në pronësi të familjes Colombo në vetëm 5 për qind.Kompletimi i blerjes pritet të përfundon më 29 shtator – në ditëlindjen e ti të 82 – kurse menaxhmentin do ta merr në dorë Adriano Galliani.Ekipi i vogël e fitoi ndeshjen e parë në ligë të dielën dhe ka një histori 106 vjeçare por që nuk ka luajtur kurrë në Serie A.

Read More »