Home / 2018 / October / 14

Daily Archives: October 14, 2018

Befason Edi Rama, ja kujt ia tregon gishtin e mesit

Kryeministri Edi Rama zgjodhi Twitter për të përsëritur vendosmërinë për mbylljen e pikave të basteve. .Teksa paralajmëron “zhdukjen” e monopolit online të basteve, ka përdorur edhe disa “emoji”.Por njëri prej tyre jo edhe aq shumë i përshtatshëm: një “emoji” me gishtin e mesit.Është e paqartë nëse kryeministri e ka vendosur gabimisht, apo është revoltuar aq shumë për çështjen e pikave të basteve sa ka reaguar në këtë formë.

Read More »

Zhvillime të papritura: LDK nesër i mbledh kryetarët e degëve

Lidhja Demokratike e Kosovës, nesër do të mbajë mbledhje me kryetarët e degëve të saj.Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka ftuar në një mbledhje të gjithë kryetarët e degëve të LDK-së, shkruan lajmi.net.Përmes një njoftimi për media, LDK-ja ka bërë të ditur se mbledhja me kryetarët e degëve të do të mbahet nesër me fillim prej orës 17:00.Se a është kjo një mbledhje e rregullt e kryetarëve të degëve të LDK-së apo, kjo nuk është bërë e ditur nga ky subjekt politik.

Read More »

Engjellusha vishet me trenerka të kuqe, befason me vendin ku e ka bërë foton

Engjëllusha Salihu tashmë është ndër këngëtaret më të kërkuara për ahengjet familjare.Ajo së pari u bë e njohur si vajza e Shyhrete Behlulit, shkruan ORAinfo.Tashmë Engji është shumë e njohur për mbarë publikun.Ajo është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të shumta dhe të ndryshme.Sot Engji ka publikuar një foto ku shfaqet e veshur me trenerka të kuqe. E ajo që merr vëmendjen është vendi ku ajo ka përzgjedhur ta bëjë foton, pranë një muri me tulla… /ORAinfo/

Read More »

Zhvishet vajza e Sylejman Selimit, me joshëse se kaq nuk e keni parë asnjëherë

Donika Selimi apo njohur ndryshe si vajza e Sylejman Selimit është një vajzë mjaft tërheqëse.Madje ajo nuk heziton aspak që të duket provokuese.Këtë herë Donika ka realizuar video pas daljes nga dushi, madje e zhveshur në anën e sipërme të trupit, duke vendosur vetëm disa shkronja ku shkruhet “e shtune” në gjuhën angleze, transmeton Indeksonline.Donika njihet për linja trupore mjaft të formësuara, por që vazhdon të jetë ende shumë e re.

Read More »

Dorëzohet Panucci: Jemi jashtë…

E tradhtuar nga vetja në vetëm dy episode specifike, Shqipëria e pësoi rëndë, duke dalë e mundur me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Izraelit në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës C, në kompeticionin e Ligës së Kombeve.Një disfatë e hidhur, që gati zyrtarizon dështimin e Shqipërisë në këtë garë, por ndërkohë, trajneri i kuqezinjve, Christian Panucci, nuk pranon me zë të lartë dorëzimin. Kreu i pankinës së Shqipërisë, preferoi të ndalet tek loja e shkëlqyer e kuqezinjve, teksa ka komentuar edhe dy golat e pësuar.“Jam shumë i keqardhur për djemtë sepse kanë bërë një ndeshje të shkëlqyer, kemi shkatërruar kundërshtarin kemi pësuar një gol nga rivënia e portierit, ndërsa të dytin si autogol. Të kthehesh në shtëpi pas një ndeshje kështu me humbje 2-0 të dhemb vërtetë shumë. Na zuri gjumi te momenti i golit. Është e vështirë të fitosh 3-0 ndaj Skocisë dhe pastaj të shpresosh edhe për rezultatin e duhur në përballjen tjetër mes kundërshtarëve tanë. Pastaj ne jemi jashtë. ..

Read More »

Eros Grezda zbulon fajtorin e humbjes ndaj Izraelit

Eros Grezda është ndalur për media që të jap mendimin e tij rreth humbjes së Shqipërisë.Eros Grezda ka thënë se ata luajtën mirë, por pjesa e dytë ishte tejet e vështirë në humbjes 0 me 2 ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.“Është një ndjenjë shumë e keqe, pasi atë që treguam në fushë, ishte shumë e mir딓Ata e kuptuan ndeshjen tonë në pjesën e dytë, mirëpo ata shënuan edhe golin e dytë dhe nuk kishim se çfarë të bënim më”.“Largimi i Balajt ndikoi paksa, pasi ai është i mirë në lojën në ajër, andaj ne nuk kishim shumë shanse për gol në minutat e fundit”, ka shtuar më tej Grezda.

Read More »

Izraeli 2-0 Shqipëria, vlerësimi i lojtarëve

Shqipëria dështoi t’i marr tri pikë ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.Shqipëria humbi me rezultat 0 me 2 ndaj izraelitëve, duke mbetur në vendin e fundit të Ligës C, Grupit 1, me tri pikë.Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri izraelit, Harush, që mori notën 8.9, raporton lajmi.Nga ana tjetër, dështimi i ndeshjes ishte, Migjen Basha, që mori vlerësimin 5.8.Më poshtë mund t’i shikoni notat e të gjithë lojtarëve.

Read More »

Dokumentar: Beteja mafioze për tokën 20 milionëshe

InDoks ka realizuar dokumentarin “Beteja mafioze për tokën e shtrenjtë”.Bëhet fjalë për një hise të madhe toke në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë për të cilën ka afro një dekadë e gjysmë që përplasen disa grupe për ta marrë nën kontroll. Janë mbi 10 hektarë për të cilët që nga viti 2004 ka pasur fjalosje, zënka, gjuajtje me armë, dhjetëra të plagosur. Ka pasur kërcënime e shantazhe. Falsifikime e aktakuza.Në këtë dokumentar të InDoks, në dy episodet e tij rrëfehen për herë të parënjerëzit që akuzohen për krim të organizuar, po për këtë tokë, por që po ashtu akuzojnë të tjerët se janë uzurpatorë. Është një dokumentarë që shkon në zemër të një beteje mesh burrash me pushtet, famë e profile kriminale. Betejë, e cila është po aq e freskët sikurse edhe kohën kur nisi, në vitin 2004. Nisi dhe vazhdon për tokën e shtrenjtë. Qëvlerësohet se pa investime fare vlen së paku mbi 20 milionë euro.Po për këtë pronë Agjencia Kosovare e Privatizimeve ka pretendime se duhet me marrëkontroll, por ka ..

Read More »

Kastrati ia shkarkon drejtoreshën Vetëvendosjes

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, gjatë ditës së sotme ka nënshkruar një vendim i cili e liron nga detyra e Drejtoreshën e Arsimit, Ismete Thaçi. Kjo pasi ditë më parë, Kastrati dha një varg kritikash për të dhe partinë e Thaçit- Vetëvendosjen. Kryetari shprehej se ishte i pakënaqur me menaxhimin e kësaj drejtorie.Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Qëndron Kastrati, tani pjesë e PSD-së, aludonte se VV ka vendosur që në kurriz të nxënësve të Kamenicës të zgjedhë viktimizimin politik për disa vota. Më pas thoshte se nuk e pranon këtë shantazh.Madje Kastrati pohonte se udhëheqësist e VV-së në Kamenicë kanë marrë urdhër nga niveli qendror i kësaj partie, që kjo dorëheqje të mos ndodhë dhe në rast të shkarkimit të saj, të tërhiqen edhe drejtorët e tjerë që vijnë nga ky subjekt.Gazeta Express merr vesh se në pozitën e Ismete Thaçit do të emërohet Mihane Morina po ashtu nga subjetki i VV-së.Me këtë rend Kastrati ka transferuar edhe një tjetër zyrtar të VV-së nga Drejtoria e Arsimit në..

Read More »

Njoftim i rëndësishëm për qytetarët që ngrohen nga ‘Termokos’

Ndërmarrja Publike “Termokos” pritet që nga nesër të fillojë furnizimin me ngrohje për kryeqytetin.Kjo pasi që, 15 tetori është edhe data zyrtare kur Termokos ligjërisht është i obliguar të fillojë me ngrohje.Kështu pati deklaruar për Indeksonline ditë më parë zëdhënësja e kësaj ndërmarrje, Afërdita Uka duke shtuar se kanë punuar intensivisht për përgatitjet e këtij sezoni të ri të ngrohjes.“Ligjërisht “Termokos” është i obliguar që të fillojë furnizimin me ngrohje nga 15 tetori, nëse kushtet klimatike janë të favorshme për furnizim me ngrohje”, ka deklaruar Uka.Ndërsa, gjatë këtij prononcimi ajo ka cekur edhe borxhet e mëdha të konsumtatorëve që nga paslufta, duke theksuar se ky borxh kap shifrën totale prej 17 milionë eurove.“Që nga paslufta e deri më tani borxhi total, që mbi 13 mijë konsumatorë i kanë ndaj “Termokos”-it kap shifrën e 17 milionë eurove. Ndaj konsumatorëve borxhlinj do të ndërmerren të gjitha masat ligjore në fuqi për t’i detyruar ata që të shlyejnë borxhet..

Read More »