Home / 2018 / October / 15

Daily Archives: October 15, 2018

Kush po thotë se Naim Tërnava është Tito i Kosovës?

Imami nga Drenasi, Osman Musliu po vazhdon që ta kundërshtojë rikandidimin e Myftiut, Naim Tërnava për herë të katërt me radhë për në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK).Ai ka treguar se sot nga shumë medie ka pasur disa pyetje lidhur me zgjedhjet në BIK.Për këtë, imami thotë se zgjedhjet në BIK janë ato të parat në ish-jugosllavi. Madje, ai përmend një thënie të cilën e kishte mësuar nga babai i tij i ndjerë në gjuhën serbe.“Dali ste za Krala ili za Tito?- që në shqip do të thotë “A jeni për Kralin apo për Titon”?!, tregon tutje imami.Ai shton duke treguar se në kuptim del të shtrohet pyetja se si do që të votonte populli votat shkonin për Titon, duke aloduar kështu në Myftiun, Naim Tërnava.“Naim Ternava është ‘Tito i Kosovës’, prandaj nuk e kam ndërmend të merrem me zgjedhjet e Titos së vogël. Ju qoftë për hajr atyre qe e sollën Ternaven ne fillim edhe e shndërruan në Tito apo Kral te BIK-ut vetëm ju kisha porositur qe pas vdekjes ta ballsamosin si Stalinin që e kanë..

Read More »

Nëse ndodh kjo, Thaçi thotë se do të heq dorë nga ideja për shkëmbim territorësh

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur përsëri për idenë e tij për “korrigjim kufijsh” mes Kosovës e Serbisë, e cila po kundërshtohet fuqishëm nga opozita e vendit.Thaçi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se pozicioni i tij karshi kufijve “është kushtetues dhe ligjor, dhe i pakontestueshëm”.I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga ideja e tij për kufijtë, “në emër të konsensusit nacional”, Thaçi është përgjigjur: “Kur të dëgjoj ide të tjera më të mira, do ta mendoj”.“S’kam dëgjuar ide më të mira për ta përmbyllur dialogun me Serbinë”, është shprehur ai.“Synimi im është ky: Të ndodhë dialogu, Kosova të jetë sa më unike, mundësisht. Mbështes fuqishëm korrigjimin e kufirit”, ka thënë Thaçi.“S’ka njohje reciproke, pa definim të kufirit”, ka këmbëngulur Thaçi në T7.

Read More »

Leonora vishet zi, vathët e saj marrin gjithë vëmendjen!

Leonora Jakupi vazhdon të mbetët ndër këngëtaret më të dashura për publikun.Pos për këngët ajo është gjithmon në qendër të vëmendjes edhe për pamjen e jashtme, shkruan ORAinfo.Leonora është shumë aktive për fansat e saj edhe në rrjetet sociale.Sonte ajo publikoi një foto ku shihet e veshur në të zeza dhe si gjithmonë po duket shumë elegante.E vathët janë ata që po e bëjnë të duket akoma madhështore./ORAinfo/

Read More »

Me asistet e Shaqirit dhe Xhakës Zvicrëa fiton kundër Islandës

Zvicra ka shënuar një fitore të madhe në Islandë që e lënë atë konkurruese për vendin e parë në grup. Pas humbjes me Belgjikën si mysafirë, Zvicra sot e ka mundur Islandën me rezultat 1-2Zvicra ka arritur sot një fitore të madhe kundër vikingëve të Islandës pasi që i ka mposhtur ata me rezultat 1-2 në Raikawik.Zvicra ishte më kërkuese edhe në pjesën e parë dhe pati më shumë mundësi për të shënuar por edhe rastet ishin të saj.Megjithatë, gol nuk pati në këtë pjesë dhe të dy golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë.Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë për Zvicrën dhe të goli i parë arritën në minutën e 51’të, ku Granit Xhaka bëri një asist për Haris Seferovic që shënoi për golin e parë.Shqiptarët ishin protagonistë edhe në golin e dytë të Zvicrës.Në minutën e 66’të, Shaqiri bëri një krosim për Lang, i cili shënoi golin e dytë.Deri në fund të ndeshjes islandezët u munduan që të bëjnë diçka për të kthyer rezultatin por nuk patën sukses.Islanda pas shumë insistimeve arriti që ..

Read More »

Anglia e mposht Spanjën në Madrid, rihapet gara në grup

Anglia ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në udhëtim ndaj Spanjës, me rezultatin 2:3.Pjesa e parë ishte jashtëzakonisht e mirë për lojtarët e Southgate të cilët shkuan në epërsi prej tre golave.Fillimisht ishte Raheem Sterling (16’) i cili pas asistimit të Marcus Rashford zhbllokoi super sfidën.Goli i dytë për anglezët erdhi nga Marcus Rashford i cili në minutën e 30’ pranoi një super pasim nga Harry Kane.Spanjollët u “gjunjëzuan” në minutën e 42’, kur Henderson dërgoi një top fenomenal tek Kane, i cili menjëherë shërbeu Sterlingun i cili shtyu topin në rrjetë, shkruan lajmi.Pjesa e dytë ishte diçka më e mirë për spanjollët. Inkuadrimi i Alcacer nga Enrique ishte i qëlluar.Pas një goditje nga këndi në minutën e 58’, ishte pikërisht anëtari i Dortmund ai që golin e parë për spanjollët.Edhe goli i dytë erdhi nga spanjollët me anë të Sergio Ramos, por ishte shumë vonë (97′).Kësisoj Anglia ngritët në kuotën e 4 pikëve, duke zbritur në dy diferencën me Spanjën.

Read More »

Kaka thotë se nëse ky lojtar transferohet në Milan do të ketë te ardhme të ndritur

Legjenda e Milanit, Kaka beson që Lucas Paqueta “ka një të ardhme të ndritur përpara”, por, “do të ishte mirë që ne mos të bëjmë krahasime qysh tani me legjenda”.Ylli i Flamengos është pajtuar për të kaluar te kuqezinjtë në Milan dhe është krahasuar me disa lojtarë brazilian, përfshirë edhe Kakan.“Ai është një lojtar i cili ka një të ardhme të ndritur përpara”, tha ish mesfushori në një intervistë për Milan TV.“Ai tashmë është ftuar edhe në Kombëtaren e Brazilit, por është më mirë për të që ne mos ta krahasojmë me asnjërin prej tyre. Kam parë shumë krahasime me të tjerët por edhe me mua, me Paton, me Ronaldinhon, Cafunë, Rivaldon…me të gjithë brazilianët të cilët kanë luajtur në histori të Milanit”.“Ne kemi nevojë që ti largojmë këto krahasime sepse ai duhet të vijë këtu dhe të luajë i qetë dhe pa probleme. Jam i bindur që nëse ndodh kjo, ai do të luajë mirë”.Kaka është përfolur edhe për një rikthim në klub si drejtor.“Kam biseduar me Leonardon dhe Paolon. Për momentin jam ..

Read More »

Befason Ramiz Lladrovci, po planifikon të shkruajë libër për jetën e tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci po planifikon që të shkruajë një libër autobiografik.Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se shumë shpejt do të shkruajë një libër mbi jetën e tij.Ai ka thënë se jetën e tij do ta dokumentoj në një libër të vetëm mirëpo, që akoma nuk ka vendosur se si do ta titullojë librin autobiografik të tij.“Nuk e kam mendua akoma si do ta quaj. Do ta bëj jetën time libër, por titullin akoma nuk e kam menduar”, tha ai në “Dukagjin”.

Read More »

Nora del me shoqëri, befason me frizurën

Nora Istrefi është ndër këngëtaret më të dashura për publikun tonë.Ajo është shumë aktive edhe në mbrëmje e koncerte të ndryshme, shkruan ORAinfo.Gjithashtu është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, ku bën postime të shumta dhe nga më të ndryshme.Mjaftë aktiv është edhe Roberti me postime nga më të ndryshmet.Sonte ajo ka dalur me shoqet e saj, ku duket se është rregulluar dhe si gjithmonë po duket shumë atraktive./ORAinfo/

Read More »

Elita e vesh mbesën me fustan ‘madhështor’, një të tillë do ta donin edhe vajzat e rritura

Pas dasmës Elita dhe Gjiko kanë shijuar muajin e mjaltit.Ata të dy kanë bërë postime nga më të ndryshmet nga koha që kaluan së bashku, shkruan ORAinfo.Pas kësaj Elita po vazhdon të jetë mjaftë aktive.Tashmë aktive është edhe mbesa e saj Nina, e cila është shumë e dashur për publikun.Sot ajo ka publikuar një foto në të cilin shihet e veshur me një fustan tejet të bukur./ORAinfo/

Read More »

FSK fiton medaljen në Mbretëri të Bashkuar

Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i Brigadës për Reagim të Shpejtë qëndroi në Wells të Mbretërisë së Bashkuar për të marrë pjesë në garën “Cambrian Patrol”.Pёrkundёr njё prej stuhive mё tё rёnda qё pёrfshiu zonёn ku u zhvillua gara ekipi i FSK’së doli i treti në një prej garave mё tё vёshtira tё patrollimit nё botё, “Cambrian Patrol” ku garoi kundër 135 ekipeve nga të cilat 37 ishin ndërkombëtare.Ekipin sot e vizitoi Komandanti i FSK Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama i shoqëruar nga Atasheu i Mbrojtjes në Londër, Nënkolonel Beton Retkoceri dhe i përgëzuan për suksesin.“Jemi krenar me Ismailin, Beharin, Xhemajlin, Jetonin, Albanin, Bekriun, Shkodranin, Mahdiun, Jetmirin, Emirin dhe Ergonin pёr kёtё sukses. Ju lumtё djema”, thuhet në njoftim të Ambasadës së Kosovës në Londër.

Read More »