Home / 2018 / October / 23

Daily Archives: October 23, 2018

Nuk ndalet Halil Kastrait, i bën me shtëpi dy familje katolike në këtë Komunë

Mbi 200 shtëpi për familjet e varfra janë ndërtua vitet e fundit nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit.Kjo shoqatë këto ditë ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.Hoxha, Halil Kastrati me këtë rast ka thënë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” u ndihmojnë nevojtarëve pa dallim religjioni.“Jetimat e Ballkanit’ nuk kanë përzgjedhje të nevojtarëve. Nevojtari është nevojtar, pa marrë parasysh religjionin, ngjyrën, racën. Jemi sot në fshatin Zym, një shtëpi është në përfundim, dhe një tjetër ka ngelur ende pa u meremetuar dhe mobiluar, por do të kryhet. Kemi dhuruar edhe banesa për familjet krishtere, derisa kemi familje të krishtera që ushqehen në kuzhinën tonë. Synimi jonë është ku është nevojtari të jemi edhe ne, pavarësisht se kush është ai”, ka theksuar Kastrati.

Read More »

Adelina shkon te Sellma, me pamjen e saj do t’iu mahnitë

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili vazhdon të jetë e dashur për publikun.Ajo përveç muzikës rëndësi të veçantë i kushton edhe pamjes së saj.Është Sellma ajo që pas rikthimit të këngëtares po kujdeset për pamjen e saj në çdo paraqitje televizive, shkruan ORAinfo.Edhe pse Adelina ka disa vite pas vetes, ajo është një konkurente ‘e fortë’ për shumë nga këngëtaret e reja, prandaj edhe një kujdes i madh për pamjen, nuk i mungon.Adelina ka publikuar një pamje pasi është rregulluar nga grimerja e njohur Sellma.Adelina si çdoherë edhe kësaj radhe dukët e bukur. /ORAinfo/

Read More »

Visar Ymeri tregon nëse PSD-ja do të bëjë koalicion me PDK-së

Partia Social Demokrate i ka vënë vija të kuqe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka folur për raportet e partisë së tij me subjektet e tjera politike në vend. I pyetur në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se a mund të ndodhë lidhja e një koalicioni mes PSD’së dhe Partisë Demokratike të Kosovës, Ymeri është përgjigjur negativisht.“Me PDK’në s’bëjmë koalicion”, është shprehur ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. “Konsiderojmë se me gjerësinë e kapjes së shtetit, që e ka dizajnuar vetë, është dëmi më i madh që po i ndodh Republikës”, ka deklaruar Ymeri.PDK duhet të shkojë në opozitë sa më parë, ka theksuar Ymeri.

Read More »

Serbia është kushtëzuar nga BE-ja për Kosovën

Bashkimi Evropian e ka kushtëzuar Serbinë me Kosovën dhe këtë duhet ta shfrytëzojë vendi ynë.Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke porzitur që Kosova të dalë sa më unik në dialog.“BE e ka kështëzuar Serbinë për normalizimin e raporteve me Kosovën. BE-ja ia ka bërë të ditur Serbisë që rruga e saj për në Evropë kalon nëpër Prishtinë. Duhet të shfrytëzohet kjo situatë”, ka thënë Hoxhaj për RTK, duke shtuar se me Serbinë duhet të arrihet marrëveshje.Hoxhajka thënë se spektri politik i Kosovës duhet të jetë unik sa i përket dialogut me Serbinë. “Disa prej kolegëve tanë po merren me romantizëm ditor”, ka thënë Hoxhaj.

Read More »

Learta me minifund e Egzona me fustan, dy nuset iu ‘çmendin’ me pamjen

Learta e Egzona patën fatin që hynë në familjet e këngëtareve të famshme për t’u bërë fytyra të njohura edhe vetë ato.Të dyja kanë hapur bizneset e tyre, e që aktualisht janë më fitimprurëset në Kosovë, përcjelle ORAinfo.Sonte kanë një festë e janë bërë bashkë e gjithë shoqëria e Egoznes, ju nuk mungon as Learta.Secila më e bukura se tjetra, ja sa elegante duken ato. /ORAinfo/

Read More »

Reali fiton me rezultat të ngushtë

Klubi spanjoll Real Madrdi ka arritur të fitojë sonte me rezultat 2-1 kundër Viktoria Plzen.Por përkundër fitores Reali nuk ka bindur me lojë.Edhe pse e dominuan këtë ndeshje, Los Blancos fituan vetëm me rezultat 2-1, një rezultat që sigurisht do ta luaj karrigen e Julen Lopeteguit në Real Madrid.Real Madrid ka fituar pikët e radhës në Ligën e kampionëve duke e mundur Viktoria Plzen me rezultat 2-1.Kampionët e Europës edhe pse fituan prapë nuk kanë arritur që të bindin me lojë, derisa ky Real Madrid nuk është as përsëafërmi Real Madridit të vitit të kaluar.Pjesa e parë u dominua nga kampionët në fuqi të Europës, por prapë sulmi i Los Blancos nuk ishte në nivelin e duhur që ta përfundojë këtë ndeshje që në pjesën e parë.Golin e parë dhe të vetëm në pjesën e parë e shënoi Karim Benzema në minutën e 11’të me kokë.Ky gol për Benzeman vjen pas afër 1000 minutave lojë pa gol në të gjitha garat për francezin, pavarësisht se ai ka luajtur pothuajse në të gjitha ndeshjet e Real Ma..

Read More »

Juventus i fort për Manchester united

Kampioni italian, Juventus po vazhdon me formë të mirë.Juventus ka arritur të mposhtë Manchester United ‘Old Trafford’Ndeshja e vlefshme për xhiron e tretë në grupin H në Ligën e Kampionëve u vendos me një gol të shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi Paulo Dybala.Kjo përballje përveç epitetit të derbit, ishte e speciale për Cristiano Ronaldon dhe Paul Pogban, që kanë veshur fanellat e të dy skuadrave.Por, asnjëri nga këta të dy, nuk arriti të regjistrohet në listën e golashënuesve në këtë sfidë.Ishte Paulo Dybala që shënoi golin e vetëm të kësaj ndeshje, dhe të tre pikëve për Juventusin.24 vjeçari shënoi në minutën e 17’ të ndeshjes, pas një tollovie në zonën e Unitedit.Me këtë fitore, Juventusi renditet në vendin e parë në grupin H, me nëntë pikë të grumbulluara, ndërsa United me katër pikë mbetet në vendin e dytë.

Read More »

Roma shënon fitore bindëse

Klubi italian Roma ka arritur të mbajë pozitën e parë në grup, duke lënë në pozitën e dytë Real Madridin.Roma ka shënuar një fitore të thellë sonte kundër CSKA së Moskës me rezultat 3-0. Me këtë fitore Roma prin në Grupin G duke lënë pas Real MadridinPjesa e parë ishte e tëra e Romës, me Edin Dzekon që ishte forca kryesore kundër CSKA’së sonte.Pikërisht Edin Dzeko arrin që të kaloi Romën në epërsi, fillimisht në minutën e 30’të, ndërkaq ai shënon edhe njëherë pesë minuta para se të përfundojë pjesa e parë e ndeshjes.Së Roma po bënte një superndeshje sonte e tregon edhe fillimi i pjesës së dytë ku ata e trefishuan shumë herët rezultatin.Në minutën e 50, sulmuesi i talentuar turk, Cengiz Under shënon golin e tretë dhe të sigurisë për romakët.

Read More »