Home / 2018 / November / 01

Daily Archives: November 1, 2018

Disa intelektualëve serbë u ndalohet hyrja në Mal të Zi, kjo është arsyeja

Republika e Malit të Zi ua ka ndaluar hyrjen disa intelektualëve serbë me arsyen se rrezikonin sigurinë shtetëroreDrejtoria e policisë e Malit të Zi, të enjten ka marrë një vendim sipas të cilit, disa intelektualëve serbë, mes tyre edhe Matija Beçkoviq, u ndalohet hyrja në këtë shtet, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi.“Kalimi i kufirit, përveç poetit nacionalist serb, Matija Beçkoviç, u është ndaluar edhe historianëve Çedomir Antiq e Aleksandar Rakoviq, si dhe politikanit serb Dejan Miroviq”, thuhet në komunikatë, përcjell VoA.Eprorëve policorë në kufijtë shtetërorë u është dhënë lista e personave, të cilët nuk duhet të hyjnë në vend, sepse sipas autoriteteve, rrezikojnë sigurinë e Malit të Zi.Intelektualët serbë, të cilëve u është ndaluar hyrja, kanë qenë paralajmëruar të marrin pjesë në manifestimin proserb me rastin e Kuvendit të Podgoricës, që konsiderohet si datë e hegjemonizmit serb ndaj shtetësisë së Malit të Zi, pas Luftës së Parë Botërore..

Read More »

Ryva bëhet ‘tigër’, me veshjen e saj do t’i lë gojë hapur të gjithë

Ryva Kajtazi është nder këngëtaret me të pëlqyera në vendin tonë.Krahas muzikës, Ryva njihet edhe për linjat e saj trupore, shkruan ORAinfo.E vetëdijshme për këtë Ryva është aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet si nga aspekti profesional ashtu edhe nga ai personal.Se fundmi Ryva ka posutar disa foto ku shfaqet e veshur me një fustan ‘tigër’. Kaq joshëse nuk e kemi parë moti Ryvën. /ORAinfo/

Read More »

Ancelotti ka një lajm të keq për Juventusin

Juventus është duke i pri listës në Seri A.Por trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka deklaruar se ekipi i tij nuk ka frikë ta rivalizojë për titull të Serie A kampionin aktual, Juventusin.Skuadra e tij nesër pret Empolin në San Paolo, ndërsa të martën është radha e PSG-së në Ligën e Kampionëve.Carlo Ancelotti ka folur në konferencën për shtyp, duke u ndalur te të dyja sfidat, si dhe për aspiratat që ka ekipi në Serie A këtë stinor.“Ka disa skuadra që synojnë të rivalizojnë Juventusin. Inter ka bërë një seri pozitive rezultatesh dhe është afruar, ashtu si dhe ne”, ka thënë Ancelotti. “Kjo gjë rrit konkurrencën e kampionatit. Frikë për të qenë anti-Juventus? Nuk bëhet fjalë për frikë, por për përgjegjësi dhe duam të bëjmë maksimumin për të mposhtur një skuadër shumë të fortë. Nëse ia arrijmë të bëjmë më mirë se ata, do të fitojmë kampionatin”.“Një farë bilanci do e bëjmë pas përfundimit të fazës së parë. Kemi pasur një kalendar të komplikuar deri më tani, por nuk është e thë..

Read More »

Lamtumirë Barcelonë, Dembele befason me ekipin e ri

Trajneri i Barcelonës Ernesto Valverde thuhet se nuk po e dëshiron më Ousmane Dembele në ekipin e tij. Kjo ka bërë që gjigantët evropian të hedhen në aksion për transferimin e yllit francez.Por për të është duke u interesuar seriozisht trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp i cili dëshiron që ta sjellë francezin në Anfield, shkruan Mundo Deportivo, përcjell Klan Kosova.Dembele nuk është ndër të preferuarit te skuadra kamione e Spanjës, prandaj edhe ata po duan që ta shesin.Klopp ka qenë i interesuar për Dembele edhe para se ai të kalonte në Barcelonë, por që tash është duke parë mundësinë e vërtetë për ta siguruar nënshkrimin e tij.

Read More »

“Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë”

Arritja e një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë po shihet e pamundur pa dhënë diçka të dyja palet.Juristi Dastid Pallaska ka vlerësuar se Serbia nuk do ta njohë kurrsesi Kosovën si shtet, ashtu siç është sot.Ai ka thënë se Serbia është e vendosur për ndarjen e Kosovës – për ta marrë një pjesë të saj, e duke u pajtuar që një pjesë t’i bashkohet Shqipërisë.“Serbia do ta njihte Kosovën vetëm si pjesë të Shqipërisë”, ka vlerësuar Pallaska në T7.Ai ka përmendur idenë e krijimit të Shqipërisë së Madhe, që, sipas tij, Serbia nuk do ta kundërshtojë, teksa synon krijimin e Serbisë së Madhe, më të fuqishme.Pallaska ka thënë se Serbia s’është e gatshme ta vazhdojë dialogun me Kosovën.

Read More »

Korab Sejdiu thotë se votoi me dorë ‘pro’ rezolutës

Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar ta votojë një rezolutë të inicuar nga LDK përmes të cilës do t’i pamundësohej presidentit Hashim Thaçi të dialogonte rreth marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, është sqaruar pasi që emri i tij ka figuruar në listën e deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në votimin e rezolutës kundër ndryshimit të kufirit.Sjediu që vepron në kuadër të Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se vota e tij ka qenë pro.“Sot, ne 51 deputetë të Kuvendit tentuam ta ndalim zhbërjen e shtetit nga Presidenti dhe aleatët e tij, Serbia dhe Rusia. Pavarësisht rezultatit, beteja për mbrojtjen e shtetit vazhdon”, ka shkruar Sejdiu në Facebook.“SQARIM – Vota ime sot pro rezolutës ishte manuale (për shkak të problemeve me kartelën e votimit). Transkripti i Kuvendit, i zyrtarizuar sot pas përfundimit seancës, reflekton të gjitha votat, që përfshinë edhe votën time PËR (“Y”)”, ka shtuar ai.

Read More »

Leonora shkon në Francë, çka ka ndodhur me frizurën e saj?

Leonora Jakupi është ndër personat më të dashura për publikun tonë.Ajo pos për këngët e saj, shquhet edhe për elegancën në ҫdo paraqitje, shkruan ORAinfo.Ajo është aktive në rrjetet sociale, ku bën postime nga më të ndryshmet ku zakonisht shfaqet me pamje tejet elegante.Leonora këto ditë po qëndron në Francë. Atje ajo po shoqërohet nga një shoqe e saj.Në një foto të publikuar në Instagram Leonora shfaqet e veshur me stil, por flokët e saj nuk janë në gjendjen me të mirë të mundshme. /ORAinfo/

Read More »

Pëson aksident Dua Lipa, kjo është gjendja e saj!

Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka pësuar një aksident trafiku.Lajmin e ka bërë të ditur babai i Duas, Dukagjini i cili ndau një postim në Twitter me ç’rast tregon fjalët e Lipës.“Babi, sapo e aksidentova veturën”, ka shkruar Lipa në Twitter ku ka vendosur edhe ikona duke qeshur.Siç shihet asgjë nuk është serioze dhe Dua nuk ka pësuar asnjë lëndim.Nga ana tjetër ajo po vazhdon të shijojë sukseset e projekteve të fundit e po ashtu edhe të koncerteve.

Read More »

Arijanet Muriqit me Cityn kalojnë në çerekfinale të Kupës së Ligës

Kampioni i Anglisë në futboll Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Ligës në Angli.Skuadra e portierit shqiptar Arijanet Muriqi fitoi 2 me 0 ndaj Fulhamit me dy gola të Brahim Diazit për të arritur në këtë fazë.Muriqi ishte pjesë e Cityt nga minuta e parë.City në çerekfinale përballet me fituesin e duelit Leicester – Southampton.

Read More »

Aksidentohet me makinë Dua Lipa

Dukagjin Lipa e ka marrë me sportivitet aksidentin që ka bërë këngëtarja me famë botërore, Dua.Me anë të një postimi në Twitter, ai ka treguar fjalët e vajzës së tij që e telefonoi për ti thënë se ka përplasur makinën.“Kanë ardhur ditët që të dëgjoj: Babi, unë përplasa makinën time”, shkruajti ai duke shtuar ikona duke qeshur.Ndër komentet e shumta, fansat kanë thënë se Dua ishte shumë e turpëruar në ato momente që po telefononte babain. Fakti që ka postuar këtë ngjarje në rrjete sociale tregon se nuk është prekur gjendja shëndetësore e këngëtares.The post Aksidentohet me makinë Dua Lipa appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Read More »