Home / 2018 / November / 09

Daily Archives: November 9, 2018

Driton Selmanaj thotë se gjysma e deputetëve të PDK-së kontrollohen nga Thaçi

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj thotë se presidenti Hashim Thaçi kontrollon gjysmën e deputetëve të PDK-së.Selmanaj ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë që po zhvillohet në Bruksel. Thotë se presidenti Hashim Thaçi nuk duhet të lejohet qe të bëjë pazare me territorin e Kosovës.Duke folur në T7 për rezolutën në Kuvend, përmes së cilës kërkohet ta ndalojnë presidentin të diskutojë në çfarëdo forme për kufijtë e Kosovës, deputeti i LDK-së ka akuzuar kolegët nga PDK.Thotë se ata marrin urdhra nga ish-kryetari i kësaj partie, Hashim Thaçi.“Gati gjysmën e deputetëve të PDK-së i kontrollon Hashim Thaçi dhe jo Kadri Veseli’, tha Selmanaj.“Hashimi nuk ka problem nga deklaratat publike por votat në Kuvend’, shtoi ai.Sipas Selmanajt me anë të disa deputetëve të PDK-së në Kuvend, Thaçi ka koalicionin qeverisës nën kontroll.

Read More »

Përgënjeshtron Vuçiq nga Mogherini

Përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica ka folur për takimin e mbrëmshëm ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.Mogherini ka përgënjeshtruar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili u shpreh se nuk do të vijojë dialogun me Prishtinën në Bruksel derisa Prishtina të mos shfuqizojë vendimin për të vënë 10 për qind taksa për produktet nga Serbia e Bosnja e Hercegovina. Sipas Mogherinit, të dy presidentët janë dakordësuar për vijimin e takimeve, transmeton abcneës.Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini nuk ka akorduar deklaratat me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas përfundimit të raundit të radhës të dialogut të nivelit të lartë Prishtinë-Beograd që është zhvilluar në Bruksel.Një ditë pas takimit, deklarata e Federica Mogherinit, e cila ndërmjetëson dialogun Prishtinë-Beograd është krejtësisht në kontradiktë me atë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ky i fundit ka bërë të qartë pas ta..

Read More »

‘Bekimi’ ka një djalë e një vajzë, do të befasuohuni sa i janë rritur

Astrit Kabashi është ndër aktorët më profesionistë që ka kinmetografia kosovare.Aktori i cili për shumë vite do të mbahet mend me rolin e tij më të popullarizuar të ‘Bekimit’ nga seriali vendor, “Kafeneja Jonë” është një baba dhe bashkëshort i lumtur, përcjell ORAinfo.Të paktën këtë e tregojnë fotogtrafitë që ai ka publikuar nga portreti i tij familjar.Ndonëse shkruhet pak për të, kureshtja është e madhe e fansave të aktrimit të tij.Kjo është gruaja dhe dy fëmijët e ‘Bekimit’. /ORAinfo/

Read More »

“Bomba” e mbrëmjes: Milan me transfer të madh nga Juventusi

Milan ka një sërë lëndimesh të vonuara, pasi lojtari më i fundit i lënduar është Mateo Musacchio.Dy mbrojtësitë e lënduar Mattia Caldara dhe Mateo Musacchio, do të shtyjnë Milanin që të transferoj një qendër të re në janar, pasi ata thuhet se janë pranë nënshkrimit të Medhi Benatia të Juventusit.Sipas SportMediaset, Milan është pranë gjetjes së një marrëveshjeje me Juventusin në bazë të një kredie me një opsion për të blerë një çmim prej 15 milionë eurosh, përcjell ORAinfo.Benatia duket se është në opozitë, pasi një lëvizje për në Milano me siguri do të ishte me interes për të.Kujtojmë se Milan do të luaj me Juventusin këtë javë në Serie A, pasi kjo mund të jetë një mundësi për të dy klubet që të jenë më afër dhe më pranë një marrëveshjeje.Kjo nuk do të jetë një lojë e lehtë për rossonerët edhe nëse ata do të kenë mbështetjen e tifozëve të tyre qëkur Juventus ka qenë praktikisht i përsosur këtë sezon. /ORAinfo/

Read More »

Veturat zyrtarë keqpërdoren edhe në Komunën ku qeverisë Vetëvendosje

Nuk kanë të ndalur keqpërdorimet e veturave zyrtare nga zyrtarët institucional.Veturat zyrtare keqpërdoren edhe në nivel lokal, e një veprim i tillë se fundmi ka ndodhur në qeverisjen e kryetarit të ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.Këtë e vërtetojnë fotografitë e bëra nga një lexues i ‘PrizrenPress’.Vetura zyrtare është parë në mbrëmje, në lagjen “Ortokoll” të Prizrenit.Veturat zyrtare vazhdimisht janë keqpërdorë nga të gjitha qeveritë e kaluara në Prizren.

Read More »

Learta e vesh Njomzen me fustanin më të bukur dhe e publikon në këtë gjendje

Vajzat e reja e Shyhretës janë bërë me më shumë ndjekës në rrjetet sociale se shumë këngëtare.Por raportet që kanë mes vete janë në qendër të vëmendjes së fansave të muzikës popullore, përcjell ORAinfo.Në një fotografi që ka publikuar Learta, kunata e saj duket e veshur bukur me zgjedhjen e saj.Se sa shumë e do Njomzën Learta e tregon kjo fotografi./ORAinfo/

Read More »

Hazan u fejua me tjetër, po më herët kishte mashkullin më të bukur turk

Denis Baysal është fejuar tani me këngëtarin e famshëm turk, Barış Yurtçu, por më herët ajo ishte në lidhje me një mashkull mjaft të pashëm.Ndonëse tani u bë temë e shtypit rozë fejesa e saj, ende ekzistojnë fotografitë e aktores me të dashurin e saj të mëhershëm, përcjell ORAinfo.Në këto fotografi kur aktorja kishte më pak famë sesa tani, por prapë ishte e ndjekur.Ja Hazani me ish të dashurin Furkan Andiç. /ORAinfo/

Read More »

Çmenden tifozët ‘Kuq e Zi’, Mbappe vesh fanellën e Milanit

Sulmuesi francezm Kylian Mbappe, tani është ndër lojtarët me të mirë në botë. Mbappe ende pa i bërë 19 vjet është bërë lojtari i dytë me i shtrenjt në botë.Ai vitin e kaluar është blerë nga PSG për hiq me pak se 200 milionë euro.Por kur ishte fëmijë, Mbappe duket se e pëlqente ekipin nga Serie A, Milan.Një video e vitit 2011 e një fëmije, i cili ka të veshur fanellën e Milanit, me emrin e brazilianit Robinho mbrapa.Ai fëmijë tani është ndër lojtarët më të mirë në botë, Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit, shkruan Express.Ai shihet në këtë video duke luajtur me shokë në një fushë të tërë me pluhur.Mirëpo ai tani është fitues i Kupës së Botës me Francën, dhe pretendon të bëhet lojtari më i mirë në botë.

Read More »

Hoxhaj: S’kemi pse bisedojmë me Serbinë derisa nuk na njeh si shtet

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth dialogut të Kosovës dhe Serbisë në emisionin “Argument Plus”.Hoxhaj deklaroi se nuk kemi për çfarë të bisedojmë me Serbinë nëse nuk ka njohje të ndërsjellë.Sipas tij ka shumë tema që duhet biseduar mes këtyre dy shteteve, mirëpo tema kryesore është njohja e ndërsjellë, e mandej mund të diskutohen temat për bashkëpunim ekonomik, bashkëpunim tregtar, bashkëpunim shoqëror, por edhe tema të cilat kanë sjellë konfliktin në Kosovë para 100 vitesh, ato që kanë sjellë luftën në Kosovë para 20 vitesh, si çështja e të pagjeturve e çështja e dëmeve të luftës, që mund të jenë diku 10 deri në 15 tema sipas zëvendësministrit, por që boshti i një marrëveshjeje duhet të jetë njohja e ndërsjellë.Hoxhaj përfundon duke thënë se nëse Aleksandër Vuçiq thotë se nuk e njeh Kosovën, ne nuk kemi se për çfarë të bisedojmë.

Read More »

‘Lum Haxhiu’ emërohet ambasador i Kosovës në Australi

Nuk kanë të ndalur emërimet politike në diplomacin e Kosovës.Ish – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdin Abazi është dekretuar të mërkurën si Ambasador i Kosovës në Australi.Në dekretin e lëshuar thuhet se Abazi emërohet Ambasador/Shef i Misionit Diplomatik të Kosovës në Komonuelthin e Australisë, me seli në Canbera.Derisa ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJ), të ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti.Ky dekret është nënshkruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.Kujtojmë qe Hajdin Abazi gjatë luftes ishte ndër komandantët me të dalluar dhe kishte nofkën ‘Lum Haxhiu’.

Read More »