.
Tuesday , July 16 2019
Home / BOTA / Njofton sanksionet, Trump përmend emrin e liderit të vdekur të Iranit (Video)

Njofton sanksionet, Trump përmend emrin e liderit të vdekur të Iranit (Video)

Njofton sanksionet, Trump përmend emrin e liderit të vdekur të Iranit (Video)

Presidenti amerikan Donald Trump të hënën e quajti gabimisht një udhëheqës suprem të Iranit i cili ka qenë i vdekur që nga viti 1989, duke e përmendur si objektiv i sanksioneve të reja amerikane.

Sipas Business Insider, përcjell Telegrafi, duke “harruar” një pjesë të emrit në një konferencë shtypi në Zyrën Ovale, Trump tha se po sanksiononte “Ayatollah Khomeini” të Iranit.

Siç thuhet tutje, ai donte të thoshte Ajatollah Ali Khamenei, udhëheqësin aktual suprem, siç konfirmohet nga një transkript i Shtëpisë së Bardhë dhe një deklarim nga Thesari i SHBA-së.

Ndryshe, Khomeini udhëhoqi Iranin si udhëheqës suprem nga Revolucioni Islamik në vitin 1979 deri në vdekjen e tij në vitin 1989.

“Sanksionet e vendosura nëpërmjet urdhrit ekzekutiv që unë jam gati për të nënshkruar do të mohojnë udhëheqësin suprem dhe zyrën e liderit suprem, dhe ata të lidhur ngushtë me të dhe zyrën, nga qasja në burime të rëndësishme financiare dhe mbështetje. Asetet e Ayatollah Khomeini dhe zyra e tij nuk do të kursehen nga sanksionet”, citohet të ketë thënë Trump. /Telegrafi/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 26, 2019 9:10 am ne link https://kosovatoday.com/?p=453137
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Njofton sanksionet, Trump përmend emrin e liderit të vdekur të Iranit (Video) Njofton sanksionet, Trump përmend emrin e liderit të vdekur të Iranit (Video)Rating: 4.8