.
Tuesday , July 16 2019
Home / KOSOVA / Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të Kosovës

Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të Kosovës

Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në zyrën e tij, ish-presidentin e SHBA-së, Bill Clinton, të cilin e ka falënderuar për kontributin amerikan që Kosova të fitojë luftën me Serbinë.Haradinaj thotë se falë vendosmërisë së presidentit Clinton, u jetësuar ëndrra e shqiptarëve të Kosovës për të jetuar të lirë dhe në demokraci, shkruan Gazeta Express.

“Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen! Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe tek populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosshmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.Ai thotë se hyrja e trupave të NATO-së në Kosovë ka qenë një kthesë historike, që rezultoi edhe me realizimin e ëndrrës për të pasur shqiptarët e Kosovës shtetin e tyre.Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj”, ka përfunduar Haradinaj.Para takimit me Haradinajn, Clinton ka zhvilluar një takim me presidentin Thaçi./GazetaExpress/

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com June 11, 2019 5:35 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=451183
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të Kosovës Haradinaj: Bill Clinton njeriu më i dashur në zemrat e popullit të KosovësRating: 4.8