Home / KOSOVA / Hoti: Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm

Hoti: Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm

Hoti: Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se me vendimin për akcizën, Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm.

Hoti ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për uljen e akcizës në duhanin që prodhohet në Kosovë. Hoti ka thënë se me këtë vendim Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm. Derisa ka përmendur edhe kompaninë e Gazmend Abrashit, si të vetmen që merret me prodhimin e duhanit.

Përmes një postimi, se qëllimi i akcizës dekurajimi i konsumit të mallrave që dëmtojnë shëndetin, dhe se nëse Qeveria do që t’i mbështesë prodhimet vendore, atëherë duhet t’i subvencionojë bujqit që prodhojnë duhanin.

Për këtë arsye ka thënë se “Qeveria Mustafa dy herë radhazi e ka rritur akcizën në duhan për të dekurajuar konsumin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, si dhe për të barazuar akcizën në Kosovë me vendet e rajonit.”

Derisa e ka përmendur edhe kompaninë prodhuese të duhanit në vend, që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit, Gazmend Abrashit.

Ky është postimi i plotë i tij:

POLITIKAT ZHVILLIMORE TË QEVERISË SË PAN-it: KONSUMONI DUHAN VENDOR SE ËSHTË MË PAK I DËMSHËM!!!

Kjo qeveri ka deficitit të njohurive bazike për zhvillimin e ekonomisë. Kur kjo kombinohet me motivin e mbrapshtë për të përdorur pozitën publike për nevoja personale, atëherë pasojat janë fatale për pjesën më të madhe të shoqërisë.

Qeveria e PAN-it e ka marrë edhe një “vendim të madh”, duke ulur akcizën në duhanin që prodhohet në Kosovë në vetëm 30% të çmimit të tregut, me arsyetim për të mbështetur prodhuesit vendor. Siç është raportuar në medie, në Kosovë ekziston vetëm një kompani prodhuese e duhanit, që është në bashkëpronësi të këshilltarit të Kryeministrit dhe një drejtori komunal nga partia e z.Ahmeti.

Për sqarim, qëllimi primar i akcizës nuk është mbledhja e të hyrave për buxhetin e shtetit, por dekurajimi i konsumit të mallrave që dëmtojnë shëndetin. Prandaj, Qeveria Mustafa dy herë radhazi e ka rritur akcizën në duhan për të dekurajuar konsumin, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit, si dhe për të barazuar akcizën në Kosovë me vendet e rajonit.

Me këtë vendim, Qeveria e PAN-it praktikisht po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm.

Po të ishte qëllimi për të mbështetur prodhimin vendor, atëherë do të duhej të subvencionoheshin bujqit që prodhojnë duhanin. Bujqit do të rrisnin kultivimin e duhanit, duke ju mundësuar përpunuesve të duhanit të siguronin më lirë lëndën e parë dhe të dilnin në treg me çmime më të lira për duhanin e përpunuar.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 27, 2019 9:50 am ne link https://kosovatoday.com/?p=433390
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Hoti: Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëm Hoti: Qeveria po ju thotë qytetarëve konsumoni duhan vendor se është më pak i dëmshëmRating: 4.8