Home / KOSOVA / Ja kur Thaçi i kishte premtuar NATO-s se FSK-ja nuk të shkojë në Veri

Ja kur Thaçi i kishte premtuar NATO-s se FSK-ja nuk të shkojë në Veri

Ja kur Thaçi i kishte premtuar NATO-s se FSK-ja nuk të shkojë në Veri

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Kreu i shtetit Hashim Thaçi i kishte premtuar NATO’-s se FSK-ja nuk do të hyjë në Veri.

Thaçi, në vitin 2013 i kishte premtuar NATO’s se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR’it.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, para mbledhjes së Ministrave të Brendshëm të shteteve anëtare të Aleancës Veriatlanike, tha se FSK nuk guxon të hyjë në Veri, pa lejen e KFOR’it.

REL, duke u thirrur në burime të saj brenda NATO’s, thotë se ekzistojnë letra që ka këmbyer Presidenti Hashim Thaçi, në vitin 2013 kur ishte kryeministër me ish-sekretarin gjeneral të NATO’së, Anders Fogh Rasmussen.

“Në thelb, kryeministri i atëhershëm Thaçi kishte premtuar se FSK-ja nuk do të shkonte në veri të lumit Ibër pa një marrëveshje me komandantin e KFOR-it”, citohet një zyrtar i NATO’s t’i ketë thënë Radio Evropës së Lirë.

Sekretari i tanishëm i NATO’s ka refuzuar që të përgjigjet, kur është pyetur për këto letra.

Ndërkaq, burim i REL’it ka konfirmuar se dokumenti asnjëherë nuk është publikuar, pasi që nuk ishte i nënshkruar. “Nuk është marrëveshje. Është një shkëmbim privat i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm Rasmussen”, ka sqaruar më tej burimi.

Sipas fjalëve të tij, deri tek ky letërkëmbim ka ardhur në periudhën pas arritjes së marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë dhe para rinisjes së dialogut në vitin 2013.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 14, 2019 4:12 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=425027
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ja kur Thaçi i kishte premtuar NATO-s se FSK-ja nuk të shkojë në Veri Ja kur Thaçi i kishte premtuar NATO-s se FSK-ja nuk të shkojë në VeriRating: 4.8