Home / KOSOVA / Pas gjashtë muaj kërkimi, vihet në pranga njeri nga personat me të rrezikshëm në Kosovë

Pas gjashtë muaj kërkimi, vihet në pranga njeri nga personat me të rrezikshëm në Kosovë

Pas gjashtë muaj kërkimi, vihet në pranga njeri nga personat me të rrezikshëm në Kosovë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Është arrestuar njëri nga personat më të kërkuar në Kosovë.

Pas gjashtë muajsh kërkimi është arrestuar njeri nga personat me rrezikshmëri me të lartë që dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa raste të grabitjeve të armatosura në Kosovë.

Fjala është për 27 vjeçarin nga Vushtrria Leotrim Latifin, i cili është arrestuar nga Policia e Malit të Zi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu kanë bërë të ditur për “Gazeta Blic” burime brenda Ministrisë së Drejtësisë.

Sipas të njëjtave burime, Latifi pritet që gjatë ditëve në vijim të ekstradohet në vendlindje nga shteti malazez.

“Policia e Kosovës në partneritet me Policinë e Malit të Zi, ka arrestuar të shumëkërkuarin Leotrim Latifin, i cili dyshohet të këtë qenë i përfshirë në disa grabitje të armatosura në vend. I njëjti aktualisht ndodhet në një nga burgjet malazeze, ndërsa pas pak ditësh pritet të ekstradohet në Kosovë./em>”, konfirmojnë burimet brenda MD-së.

Ndryshe, Latifi ndodhej në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor që nga 16 tetori i vitit të kaluar, ku së bashku me Kastriot Shalën dhe Ridvan Ademin, për të cilët akoma nuk dihet se ku ndodhen, kanë kryer veprat penale në bashkëkryerje – grabitje, grabitje në tentativë, vrasje e rëndë në tentativë si dhe armëmbajtje pa leje.

Për gjatë kohës sa ndodhej në arrati Latifaj, disa herë ishte paraqitur drejtpërdrejt në rrjetin shoqëror “Facebook” duke u tallur me Policinë e Kosovës.

Vendet për të cilat Prokuroria pretendon se të dyshuarit nën kërcënim të armëve kanë grabitur janë: “Teb Bankë”, “Kep Bankë”, “NLB Bankë”, “Slovenia Petrol”, “Hib Petrol”, “Star Club”, “Star Kazino”, “Cazino Star”, “Albi Mall”, kazino “ACT”, bastore “ACT”, kazino “Eurogame”, kazino “Las Vegas”, “IP Petrol”, kazino “Cojota”, lokali “Apex Club”, “Lloto Sport”, si dhe motel “Flamingo”.

Policia e Kosovës pati premtuar edhe 5 mijë euro shpërblim për këdo që do të bënte të njohur vendndodhjen e tyre.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com April 17, 2019 9:16 am ne link https://kosovatoday.com/?p=441752
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pas gjashtë muaj kërkimi, vihet në pranga njeri nga personat me të rrezikshëm në Kosovë Pas gjashtë muaj kërkimi, vihet në pranga njeri nga personat me të rrezikshëm në KosovëRating: 4.8